Një Udhë Shumë Më E Lartë

Një Udhë Shumë Më E Lartë

Por kërkoni me zell dhuntitë më të mira; dhe unë do t’ju tregoj një udhë shumë më të lartë [ më e larta nga të gjitha – dashuria]. ( 1 KORINTASVE 12:31)

Kapitulli i 13 i letrës së parë të Korintasve, i cili menjëherë ndjek vargun e sotëm, na e thotë qartë se nuk ka rëndësi se sa shumë dhunti nga Fryma e Shenjtë mund të kemi, ato nuk janë absolutisht të mira nëse nuk përdoren në dashuri. Sipas vargut të sotëm, dashuria është një udhë shumë më e lartë dhe është më mirë se çdo gjë tjetër.

Nëse ne lutemi në gjuhët e njerëzve apo të engjëjve, të kemi aftësi profetike, të mund të kuptojmë misteret, dhe madje të kemi të gjithë njohurinë dhe një besim të tillë që mund të lëvizë malet, por të mos kemi dashuri, ne jemi “ të padobishëm” ( shih 1 Korintasve 13:1-2)

Në ditët e para të ecjes sime me Perëndinë e mbushur me Frymën, dëgjova të flitej shumë për dhuntitë e Frymës. Shumë njerëz ishin të përqendruar në atë se cilat dhurata kishin dhe se si t’i ushtronin ato. Mjerisht, kam dëgjuar shumë më tepër për dhuntitë frymërore sesa kam dëgjuar për dashurinë ose frytin tjetër të Frymës.

Janë nëntë dhunti të Frymës të listuara tek 1 Korintasve 12 dhe disa të tjera tek Romakëve 12. Janë nëntë fryte të Frymës të listuara tek Galatasit 5. Dhuntitë e Frymës janë jashtëzakonisht të rëndësishme dhe ne duhet ti dëshirojmë fort. Ne duhet të mësojmë për to, të dimë si të operojmë në to në mënyrën e duhur, dhe të jemi të sigurt të ushqejmë dhuntitë që na janë dhënë. Por ne duhet të theksojmë më shumë dhuntinë dhe përdorimin e dhuntisë më shumë se sa theksojmë dashurinë.


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Perëndia të do ty dhe Ai dëshiron që dashuria e Tij të burojë përmes teje tek të tjerët.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon