Në fakt Perëndia flet në një mënyrë apo në një tjetër, por njeriu nuk e vë re. (JOBI 33:14)
Ne të gjithë duhet të dëgjojmë nga Perëndia çdo ditë për shumë çështje të ndryshme, por ka kohë kritike në jetët tona kur ne veçanërisht duhet të dimë se po dëgjojmë me kujdes prej Tij. Perëndia na flet ne, por ne duhet të jemi të kujdesshëm që të mos zhvillojmë një mendësi të mbyllur për mënyrën se si na flet Ai. Ne nuk kemi nevojë të themi, “Unë do të lejoj Perëndinë të më flasë përmes Fjalës së Tij, por nuk e lejoj të më flasë përmes pastorit tim, por përmes miqve të mi.” Siç e theksova, Perëndia ka shumë mënyra përmes të cilave Ai zgjedh të na flasë, por pavarësisht mënyrës që Ai zgjedh të na flasë, ne mund të mbështetemi tek Ai në drejtimin e hapave tanë sepse Ai ka premtuar që do ta bëjë.
Nuk është gjithmonë e lehtë të dish nëse çfarë po dëgjon është nga Perëndia apo nëse po dëgjon mendjen ose arsyetimin tënd emocional. Disa njerëz thonë se iu deshën vite me radhë për të mësuar si të dëgjojnë nga Perëndia, por besoj që kjo ndodh për shkak se nuk ka pasur mësim të mjaftueshëm si komunikon Perëndia me njerëzit e Tij. Perëndia dëshiron që ne të dimë se ai është i gatshëm të na drejtojë dhe udhëzojë ashtu si një bari i mirë drejton delet e Tij.
Perëndia flet në shumë mënyra, ndaj kërkojini Atij t’ju flasë sot dhe lejojeni Atë t’ju drejtojë në mënyrat që Ai zgjedh. Zoti i foli dikur një profeti nëpërmjet një gomari, kështu që ne duam të mbajmë një mendje të hapur se si Ai mund të zgjedhë të na flasë.
FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Ji mendje hapur për mënyrën se si Perëndia të flet ty.