Perëndia Do Ta Plotësojë Dëshirën Tënde

Perëndia Do Ta Plotësojë Dëshirën Tënde

Ashtu si drenusha ka një dëshirë të madhe për rrëketë e ujit, kështu shpirti im ka një dëshirë të zjarrtë për ty, o Perëndi. Shpirti im ka një etje të madhe për Perëndinë, për Perëndinë e gjallë. Kur do të vij dhe do të paraqitem para Perëndisë? ( PSALMI 42:1-2)

Kam qenë në kishë për shumë vjet pa e ditur që Perëndia dëshironte të fliste me mua, edhe pse unë e doja atë sinqerisht. Kam vëzhguar të gjitha rregullat fetare dhe festat dhe merrja pjesë në kishë çdo të dielë. Bëja gjithçka që dija në atë kohë, por nuk mjaftonte për të kënaqur dëshirën time të zjarrtë për Perëndinë.

Mund të kisha kaluar çdo moment në kishë ose në studimin e Biblës, por kjo nuk do ta shuante etjen time për një marrëdhënie më të thellë me Perëndinë. Më duhej të flisja me Të për të kaluarën time dhe ta dëgjoja të fliste me mua për të ardhmen time. Por askush nuk më mësoi se Perëndia donte të fliste drejtpërdrejt me mua. Askush nuk ofroi një zgjidhje për dëshirën time shpirtërore.

Nëpërmjet leximit të Biblës, mësova se Perëndia dëshiron të flasë me ne dhe të kënaqë dëshirat tona për praninë dhe ndërveprimin e Tij në jetën tonë. Ai ka plane për jetën tonë – plane që do të na çojnë në paqe dhe përmbushje, dhe Ai dëshiron që ne të fitojmë njohuri dhe kuptueshmëri për Të dhe vullnetin e Tij përmes drejtimit hyjnor.

Perëndia shqetësohet për gjithçka që të shqetëson ty dhe plani i tij është të jetë plotësisht i përfshirë në çdo aspekt të jetës tënde. Njohja dhe besimi i kësaj të vërtete e ka bërë ecjen time me Të një aventurë sesa një obligim fetar.


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Kalojeni një pjesë të kohës tuaj të qetë sot duke qëndruar në heshtje! Jini të qetë dhe dëgjoni atë që Perëndia dëshiron t’ju japë.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon