Perëndia Do Të Flasë Urtësi Mbi Ju

Perëndia Do Të Flasë Urtësi Mbi Ju

Po, në rast se kërkon me ngulm gjykimin dhe ngre zërin për të fituar arsyen, në rast se e kërkon [urtësinë] si argjendin dhe fillon të rrëmosh si për një thesar të fshehur, atëherë do të ndiesh frikën e Zotit dhe ke për të gjetur njohurinë e Perëndisë. (FJALËT E URTA 2:3-5)

Vargu i sotëm na nxit të kërkojmë urtësinë dhe të kërkojmë arsyen. Kjo sepse urtësia e Perëndisë tejkalon idetë më të mira të çdo qenie njerëzore. Perëndia e sheh fundin nga fillimi, Ai sheh zemrat dhe motivet e njerëzve dhe Ai i di gjërat që ne nuk i bëjmë. Pavarësisht nëse e shohim veten duke u ballafaquar me problemet e përditshme të jetës ose përballë një sulmi në shkallë të plotë të armikut, urtësia e Perëndisë do të bëjë ndryshimin – dhe mënyra e vetme për ta marrë atë urtësi është t’ia kërkojmë Perëndisë atë.

Shumë herë, kur Perëndia na flet, Ai na zbulon urtësinë. Ai mund ta bëjë këtë duke na folur diçka për një situatë ose duke na treguar qartë se çfarë të bëjmë kur kemi vendime për të marrë. Ai mund ta bëjë të njohur mençurinë e Tij në mënyra të ndryshme dhe ne gjithmonë duhet ta marrim atë si një dhuratë të çmuar.

Unë ju inkurajoj të vlerësoni urtësinë e Perëndisë si një thesar të çmuar dhe mendoni për të si diçka pa të cilën nuk bëni dot – sepse vëretetë nuk mundeni, nëse dëshironi të keni sukses në jetë. Bëjeni zakon lutjen dhe kërkojini Perëndisa t’ju japë urtësi në çdo situatë – të madhe dhe të vogël. Ai do t’jua japë dhe ju do të mahnitemi me rezultatet.

FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Nuk ka asnjë çështje të vogël që nuk ka nevojë për urtësinë e Perëndisë.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon