Ti e ke kthyer vajtimin tim në valle; ma ke hequr grathoren dhe më ke mbushur me gëzim, (PSALMI 30:11)
Një të premte në mëngjes, në Shkurtin e vitit 1976, isha e lodhur dhe e dëshpëruar. Po përpiqesha të bëja gjithçka që kisha thoshte se duhet të bëja dhe gjithçka që mendoja se Perëndia kërkonte nga unë, por asgjë nuk po funksiononte dhe isha e zhgënjyer. Unë e dija që kisha nevojë për ndryshim në jetën time, por nuk isha e sigurtë se çfarë ndryshimi më duhej. E dija që po kërkoja, por nuk dija çfarë të kërkoja.
Atë mëngjes, qava përpara Perëndisë dhe i thashë Atij se nuk mund të duroja më . Më kujtohet që thashë “Perëndi, mungon diçka. Unë nuk e di çfarë është, por mungon diçka.”
Për habinë time, Ai më foli me zë të lartë mjaftueshëm që unë ta dëgjoja, duke thirrur emrin tim dhe më foli për durimin. Nga ai moment, unë e dija që ai do të bënte diçka për situatën time. Më vonë, gjatë asaj dite, në makinën time Jezusi më mbushi me prezencën e Frymës së Shenjtë në një mënyrë që nuk e kisha përjetuar kurrë më parë. Mënyra më e mirë për ta përshkruar atë ndjenjë është të them se ndjeva dikë që derdhi dashuri tek unë. Menjëherë vura re se ndjeva paqen, gëzimin dhe dashurinë të rridhnin nga brendësia ime, dhe të gjithë ata që kisha rrotull vunë re ndryshime pozitive në sjelljen time ndërsa fillova ti doja të tjerët si kurrë më parë.
U zgjova atë mëngjes me ndjenjën që gjithçka ishte dekurajuese. Shkova në shtrat në mbrëmje duke ditur që isha në vendin e fillimeve të reja. Perëndia shpesh punon në këtë mënyrë; Ai flet dhe lëviz papritur në jetën tonë. Mos u lodhni dukepritur Perëndinë sepse sot mund të jetë dita juaj për një lëvizje “të papritur.”
Fjala e perëndisë për sot: Sot mund të jetë dita juaj për një lëvizje “të papritur.”