Perëndia Flet Përmes Nxitjeve

Perëndia Flet Përmes Nxitjeve

Unë them të vërtetën në Krishtin, nuk gënjej dhe ndërgjegjja ime [e ndriçuar dhe nxitur ] me anë të Frymës së Shenjtë jep dëshmi bashkë me mua; (ROMAKËVE 9:1)

Në vargun e sotëm, Pali shkruan për të qenit “të nxitur” nga Fryma e Shenjtë. Nxitje të tilla ose ngacmime nga Fryma e Shenjtë janë një mënyrë se si Perëndia na flet neve.

Më lejoni të jem praktike për këtë. Ndonjëherë Perëndia më shtyn të bëj diçka aq të ulët sa të marr një rrobe në një dyqan që ka rënë nga një varëse. Unë nuk e dëgjoj zërin e tij të dëgjueshëm të më thotë të veproj kështu, por unë ndjej një shtysë ose ngacmim së brendshmi, një dëshirë për të lënë vendin ku jam. Zoti përdor bindjen time për të më mësuar më shumë për karakterin e Tij. Ai më thotë mua, “Gjithçka që bën në jetë është një veprim ku ti mbjell farën e cila do të kthehet ty. Ti do të korrësh çdo gjë që ke mbjellë.” Nëse unë mbjell farën e ekselencës, atëherë pres që gjëra të shkëlqyera të ndodhin në jetën time.

Si një shembull tjetër, kohët e fundit u nxita nga Fryma e Shenjtë të dërgoj një e-mail inkurajimi për një grua që unë njoh e cila është në shërbesë. Unë e njoh atë për vite me radhë dhe nuk e kam ndjerë kurrë atë dëshirë, por unë ndoqa nxitjen dhe mora një përgjigje të shpejtë duke më thënë se inkurajimi im në atë kohë të veçantë ishte konfirmimi i saj për disa vendime që po merrte.

Të udhëhequrit nga nxitjet e brendshme të Perëndisë është një aventurë që e bën çdo ditë emocionuese dhe të freskët. Kur mësojmë të dëgjojmë nga Perëndia, ne duhet të mësojmë t’i ndjekim këto nxitje të brendshme të buta.

FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Jini të ndjeshëm ndaj “ngacmimeve” nga Fryma e Shenjtë, pavarësisht sa të vogla mund të jenë.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon