
Qëndroni në mua dhe unë në ju; [Jetoni në Mua dhe Unë do të jetoj në ju.] ( GJONI 15:4)
Pse Zoti do të donte të jetonte në ne? Dhe si mund të veprojë Ai kështu ? Në fund të fundit, Ai është i shenjtë, dhe ne jemi të dobët, qënie njërëzore prej mishi me dobësi, gabime dhe dështime.
Përgjigja është e thjeshtë: Ai na do ne dhe zgjodhi të bënte banesën e Tij në ne. Ai e bën këtë sepse Ai është Perëndi; Ai ka aftësinë të bëjë çfarë dëshiron, dhe Ai zgjedh të bëjë banesën e Tij në zemrat tona. Kjo zgjedhje nuk bazohet tek veprat e mira që kemi bërë apo që do të bëjmë ndonjëherë; bazohet vetëm tek hiri i Perëndisë, fuqia dhe mëshira e Tij. Ne bëhemi banesa e Perëndisë duke besuar në Jezus Krishtin (siç Perëndia na udhëzon në Bibël).
Vargu për sot thekson faktin që ne duhet të besojmë tek Jezus Krishti si i Vetmi i dërguar nga Perëndia në mënyrë që të përjetojmë miqësinë e ngushtë me Të. Besimi në Të na mundëson neve të dëgjojmë zërin e Tij, të marrim Fjalën e Tij në zemrat tona, dhe të ndjejmë prezencën e Tij.
Përveç besimit në Jezusin si dhuratën qiellore të Zotit për njerëzimin, ne thjesht duhet të besojmë se sakrifica e Jezusit për mëkatet tona ishte e mjaftueshme për të na lejuar në praninë e Perëndisë. Ne bëhemi banesa e Perëndisë kur pranojmë Jezusin si Shpëtimtarin dhe Zotin tonë. Nga ai pozicion, me fuqinë e Frymës së Shenjtë, Ai fillon një vepër të mrekullueshme në ne.
Fjala e perëndisë për sot: Sigurohuni që Perëndia ndihet si në shtëpi në zemrën tuaj.