Perëndia Të Njeh Ty Thellësisht

Perëndia Të Njeh Ty Thellësisht

Sepse, edhe para se të jetë fjala mbi gojën time ti, o Zot, e di atë plotësisht. (PSALMI 139:4)

Për shkak se ne lidhemi me Perëndinë si individë – dhe kjo është mënyra si Ai dëshiron – ne gjithashtu lutemi individualisht. Edhe kur ne lutemi bashkë me të tjerët, ne jemi ende individë; ne thjesht bashkojmë zemrat tona me të tjerët si një zë i vetëm. Gjatë kohëve të lutjeve të përbashkëta, unë besoj se Perëndia dëshiron shumë më tepër që zemrat tona të jenë në unitet sesa dëshiron metodat tona të njëjta.

Kur ne themi, “Zot, mësomë të lutem,”ne po i kërkojmë Atij të na mësojmë të lutemi në një mënyrë të dallueshme personale dhe që lutjet tona të jenë të lehta, të shprehura natyrshëm ashtu siç jemi. Ne nuk duhet të kontrollojmë individualitetin tonë në derën e dollapit të lutjeve. Ne duhet t’i drejtohemi Zotit ashtu si jemi dhe t’i japim Atij kënaqësinë për të shijuar shoqërinë e “origjinalit” që Ai ka bërë që secili prej nesh të jetë. Ne duhet t’i afrohemi Zotit me pikat tona të forta, të dobëta, unike dhe gjithçka tjetër që na dallon kaq mrekullisht nga të gjithë njerëzit e tjerë në botë. Zoti kënaqet të na takojë atje ku jemi, duke zhvilluar një marrëdhënie personale me ne dhe duke na ndihmuar të rritemi për t’u bërë gjithçka që Ai dëshiron që ne të jemi. Është freskuese të kuptosh se ne mund të vijmë tek Zoti ashtu siç jemi dhe të jemi të relaksuar në praninë e Tij.

FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Nuk ka nevojë “të vendoshësh grimin tënd” përpara se t’i afrohesh Perëndisë.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon