Aleluja. Lum njeriu që ka frikë nga Zoti[nderon dhe adhuron] dhe gjen një gëzim të madh në urdhërimet e tij. Ai nuk do t’u trembet lajmeve të këqija; zemra e tij është e fortë, me besim (mbështetet dhe ka siguri te Zoti). (PSALMI 112:1,7)
Perëndia ndonjëherë na flet duke na dhënë paqe thellë në zemrat tona. Ti mund të përballesh me situata në të cilat të gjithë ata që ke rreth e rrotull të thonë t’i besosh Perëndisë dhe të qëndrosh në paqe, por pyetja “si?” ju shmang. Frikërat e tua po ulërasin, po ju nervozojnë dhe kërcënojnë. Miqtë të thonë, “ Çdo gjë do të jetë në rregull,” por ti e ke të vështirë ta besosh këtë derisa Perëndia vetë të të flasë në zemrën tënde dhe të thotë, “ Ki besim tek Unë; Unë do të kujdesem për këtë. Çdo gjë do të jetë në rregull.”
Në vitin 1989, unë vajta tek doktori për një kontroll të zakonshëm. Ai zbuloi një lloj kanceri që po rritej me shpejtësi, dhe më rekomandoi të operohesha menjëherë. Si rezultat i këtij lajmi, unë luftova me frikëra të tmerrshme. Kisha vështirësi të flija, dhe kishte kohë kur frika më godiste aq fort sa më dukej sikur do rrëzohesha. Pavarësisht se sa anëtarë të familjes time apo miq më siguruan , sërisht unë luftoja me një frikë të madhe derisa një mengjes herët, rreth orës 3,00, Perëndia më foli thellë në zemrën time dhe tha, “Joyce, ki besim tek Unë.”
Pas kësaj, unë nuk përjetova më asnjë frikë nga sëmundjet. Isha e druajtur ndërsa prisja rezultatet e analizave, por nuk u tmerrova. E dija që isha në duart e Perëndisë dhe çfarëdo që të ndodhte, Ai do të kujdesej për mua.
Siç doli, unë nuk kisha nevojë për trajtim të mëtejshëm. Unë përfundova duke qenë mirënjohëse në vend të të paturit frikë ‑ dhe kjo është ajo që mund të ndodhë në çdo situatë kur mësojmë të dëgjojmë zërin e Perëndisë.
FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Besoji Perëndisë. Ai nuk do të të zhgënjejë