Përgjigja Nuk Është Tek Yjet

Përgjigja Nuk Është Tek Yjet

Mos iu drejtoni mediumeve dhe magjistarëve; mos u këshilloni me ta për të mos u ndotur me anë të tyre. Unë jam Zoti, Perëndia juaj. (LEVITIKU 19:31)

Si besimtarë, ne kemi hyrje të lirë tek Perëndia dhe tek realiteti frymëror. Ne mund të dëgjojmë zërin e Perëndisë dhe të marrim drejtim prej Tij. Shumë njerëz dëshirojnë udhëheqje shpirtërore, por jo të gjithë e kërkojnë atë nga Perëndia.

Shumë njerëz në mbarë botën kërkojnë këshillë dhe drejtim nga yjet, telepatia, fallxhoret, dhe gjëra të tjera të tilla. Kjo është e gabuar dhe fyese për Perëndinë. Satani mashtron shumë njerëz përmes kësaj rruge. Njerëzit janë duke kërkuar për drejtim dhe zgjidhje për jetët e tyre, por trishtueshëm nuk u është mësuar që Perëndia do të sigurojë për këtë. Qëllimi im në shkrimin e meditimit të sotëm është për t’ju thënë që Perëndia dëshiron të jetë burimi ynë i informimit. Ai dëshiron të na japë udhëheqje të përditshme për jetën tonë përmes Fjalës së Tij dhe Frymës së Tij.

Një herë punova me një grua e cila ishte e përfshirë thellësisht në astrologji. Ajo konsultohej me yjet përpara se të merrte ndonjë vendim. Madje kontrollonte rrjeshtimin e yjeve për të parë se në cilën ditë të priste flokët. Pse duhet të konsultohemi me yjet kur mund të konsultohemi me Perëndinë?

Nëse je përfshirë në kërkimin e udhëheqjes ose drejtimit nga ndonjë burim tjetër përveç Perëndisë, të nxis të pendohesh, të kthehesh tek Ai dhe t’i kërkosh Frymës së Shenjtë të jetë e vjetmja udhëheqje në jetën tënde që tani e tutje.


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Kërko informacion dhe udhëheqje vetëm nga Perëndia

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon