Perëndia I Ndryshon Njerëzit Përmes Lutjes

Perëndia i Ndryshon Njerëzit Përmes Lutjes

Bëj thirrje, pra, para së gjithash, të bëhen përgjërime, lutje, ndërhyrje dhe falënderime për të gjithë njerëzit. 1 Timoteut 2:1

Tek Eksodi 32, Moisiu ndërmjetësoi për bijtë e Izraelit që zemërimi i Perëndisë të mos i shkatërronte ata. Është një shembull nxitës që përshkruan si mund të mund t’i ndryshojë situatat lutja e sinqertë.
Ka raste kur e gjej veten duke u shtyrë të lutem që Zoti të jetë i mëshirshëm me një person, ose të vazhdoj të punojë me të dhe të bëjë ndryshimet që nevojiten tek ai.

Ashtu si Jezusi i tha dishepujve të Tij në Gjetsemani, ne mund të “rrimë zgjuar dhe të lutemi” ( Mateu 26:41). Ne kemi mundësinë të lutemi për njëri-tjetrin, jo të gjykojmë dhe kritikojmë njëri-tjetrin. Perëndia na lejon të dallojmë nevojat e njerëzve në mënyrë që të jemi pjesë e përgjigjes dhe jo pjesë e problemit. Mbani mend ne nuk jemi poçari. Perëndia është, dhe ne sigurisht nuk dimë si të “rregullojmë njerëzit”. Ne nuk mund t’i ndryshojmë njerëzit, por ne mund të lutemi dhe ta shohim Atë të punojë. Kur njerëzit lëndohen, madje edhe nga zgjedhjet e tyre të këqija,

ata shpesh janë të verbër ndaj së vërtetës. Ne mund të lutemi që sytë e tyre të hapen dhe që ata të shohin me të vërtetë të vërtetën, në mënyrë që ajo t’i bëjë të lirë. Njerëzit që janë të lënduar kanë nevojë që Perëndia të ndërhyjë në jetën e tyre, por nëse ata nuk dinë si ta thërrasin Atë, ne mund të qëndrojmë në hendekun midis tyre dhe Perëndisë si ndërmjetës dhe të shohim depërtim teksa lutemi.


Ne mund të lutemi dhe të lemë Perëndinë të bëjë punën

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon