plani i përsosur i Perëndisë për ju

plani i përsosur i Perëndisë për ju

Duke qënë i bindur për këtë, se ai që nisi një vepër të mirë në ju, do ta përfundojë (atë vepër të mirë) deri në ditën e Jezu Krishtit (deri në ditën e kthimit të Tij). – Filipianëve 1:6

“Perëndia ka një plan të përsosur për jetën tuaj!” Të gjithë e kemi dëgjuar këtë shprehje, por nuk mendoj që shumë prej nesh e besojnë vërtetë këtë. Ndoshta është fjala “i përsosur” që na ngatërron. Askush nuk është i përsosur dhe mendimi për të qënë i përsosur thjesht shton presion dhe stres në jetët tona.

Përsosmëria duket e pamundur. A e dini? Është e pamundur!

Plani i Perëndisë nuk është i përsosur sepse ne jemi të përsosur. Plani është i përsosur sepse Perëndia e ka projektuar. Përsosmëria vjen nga Ai dhe vetëm Ai është i përsosur. Ai na njeh më mirë nga sa e njohim ne veten dhe ai ka projektuar e ka vendosur në veprim një plan posaçërisht për jetët tona.

Apostulli Pal na thotë te Letra drejtuar Filipianëve 1:6 që Perëndia na ka shpëtuar dhe ka nisur një vepër të mirë në ne dhe vepra e Tij e nisur në ne do të përfundojë.

Ndërsa mendojmë për Perëndinë që punon në ne, duhet të mbajmë mend që ne nuk jemi të përsosur, Perëndia është. Asgjë që mund të bëjmë ne nuk do të jetë mjaftueshëm mirë për të kënaqur përsosmërinë e Perëndisë. Vetëm Jezusi, i Përsosuri, është mjaftueshëm. Për shkak se jemi në Krishtin, plani i përsosur i Perëndisë është i mundur për ne!


Lutje

I dashur Zot, e di që nuk jam i përsosur, por fatmirësisht plani Yt për mua varet nga përsosmëria jote, jo e imja. Faleminderit që zhvillon një vepër të mirë në mua. Unë besoj që Ti do ta përfundosh.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon