Praktika Sjell Përsosje

Praktika Sjell Përsosje

Do të shkoni pas Zotit, Perëndisë tuaj, [me nderim]do të keni frikë nga ai, do të respektoni urdhërimet e tij, do t’i bindeni zërit të tij, do t’i shërbeni dhe do të jeni të lidhur ngushtë me të. (LIGJI I PËRTËRIRË 13:4)

Kur ne fillojmë të dëgjojmë nga Perëndia dhe t’i kushtojmë vëmendje, është e rëndësishme të bindemi për gjithçka që Ai thotë. Bindja rrit cilësinë e miqësisë tonë me Të dhe forcon besimin tonë. Ne mund të themi “Praktika sjell persosje,” kur ne dëgjojmë dhe i bindemi Atij. E thënë ndryshe, ne bëhemi gjithnjë e më të sigurtë ndërsa fitojmë përvojë. Duhet shumë praktikë për të arritur në pikën ku i dorëzohesh plotësisht udhëheqjes së Perëndisë. Edhe duke e ditur se rrugët e Perëndisë janë të përsosura dhe që planet e Tij funksionojnë gjithmonë, ne sërisht veprojmë si injorantë shpesh herë kur Ai na kërkon të bëjmë diçka që kërkon sakrificë personale, ose mund të kemi frikë që ne nuk jemi duke dëgjuar qartësisht dhe bëhemi shumë të kujdesshëm për të vepruar.

Mos kini frikë të sakrifikoni ose mos kini frikë se po gaboni. Ka shumë gjëra në jetë që janë më keq se sa të jesh gabim. Jezusi tha, “Më ndiqni.” Unë besoj plotësisht që kur ne kemi bërë më të mirën tonë për të dëgjuar nga Perëndia, atëherë ne duhet të “dalim jashtë dhe ta zbulojmë”, nëse vërtet po e dëgjojmë zërin e Tij apo jo. Tkurrja prapa nga frika gjithë jetën tonë nuk do të na lejojë kurrë të bëjmë përparim në aftësinë tonë për të dëgjuar nga Perëndia.

Ai nuk tha, “Merre ti drejtimin dhe unë do të të ndjek.” Unë kam mësuar që ne mund të bëjmë menjëherë atë që Perëndia thotë, sepse nëse nuk e bëjmë, të garantoj që do të jemi mjeranë.

Kur fëmijët tanë janë duke mësuar të ecin, ne nuk inatosemi kur ata rrëzohen. Ne e kuptojmë që ata janë duke mësuar dhe ne punojmë me to. Perëndia është po kështu dhe Ai do ju mësojë ju të dëgjoni prej Tij nëse ju ecni në besim dhe jo në frikë.

FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Dëgjo, dallo, dhe bindu me guxim.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon