pranoni të vërtetën për veten

pranoni të vërtetën për veten

Dhe nuk ka asnjë krijesë që është e padukshme para tij, por gjithçka është lakuriq dhe e zbuluar para syve të Atij, të cilit ne duhet t’i japim llogari. – Hebrenjve 4:13

Dikush më pyeti sesi jetoj e lirë nga e shkuara ime shtypëse. Përgjigjja ime është shumë e thjeshtë: Perëndia më ka dhënë hir dhe vullnet të pranoj të vërtetën për veten.

U rrita në një atmosferë të paqëndrueshme. Për shkak të temperamentit tim të hedhur, mërzitesha shumë shpejt gjithë kohën. Për shkak se mërzitesha shpejt, u rrita në depresion, e zhgënjyer dhe e shkurajuar. Unë dëshiroja të kisha një jetë më të mirë, por dëshira ime nuk zgjidhi asgjë. Koha më shkoi dëm duke fajësuar problemet e mia që vinin prej familjes sime.

Më në fund, Perëndia më ndihmoi të kuptoja që ndërsa nuk isha përjgegjëse për atë që më kishte ndodhur dhe që s’mund të ndryshoja të shkuarën time, duhet të filloja të merrja përgjegjësi për mënyrën si kisha jetuar që të ecja përpara. Nuk duhet të fajësoja të tjerët dhe rrethanat e mia dhe të mos nxirrja më justifikime për veten. Ndërsa bëra këtë dhe vendosa besimin tim në Perëndinë për të më shëruar dhe restauruar, unë ndryshova. Tani kam paqe dhe e shijoj jetën time.

Mund të gjendeni në një situatë të ngjashme. Të pranoni të vërtetën për veten tuaj është e frikshme, por nuk keni pse ta bëni vetëm. Gjithë të metat tuaja i janë paraqitur Perëndisë dhe nëse e pyesni Atë për prespektivën e Tij, Ai do t’ju ndihmojë të ngriheni, të merrni përgjegjësi dhe të jetoni një jetë të paqtë. Sot, mos kini frikë të pranoni të vërtetën për veten tuaj, por lejoni Perëndinë t’ju udhëheqë në një të nesërme të re.


Lutje

Frymë e Shenjtë, kam nevojë për ndihmën Tënde që të pranoj të vërtetën për veten. Është koha të ndaloj së fajësuari problemet e së shkuarës dhe njerëzit dhe të vazhdoj me fuqinë e Fjalës Tënde. Më ndihmo të marr përgjegjësi dhe të ndryshoj për më mirë.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon