Besojini Perëndisë gjatë sfidave emocionale

Besojini Perëndisë gjatë sfidave emocionale

…”O At’, po të duash largoje këtë kupë nga unë! Megjithatë mos u bëftë vullneti im, por yti.” – Luka 22:42

Rritja si një i krishterë që ndjek Frymën e Shenjtë nuk ndodh brenda natës. Është një proces mësimi që kërkon kohë. Pak nga pak, një përvojë mbas një tjetre, Perëndia provon dhe teston emocionet tona, duke na dhënë mundësi të rritemi.

Perëndia na lejon të kalojmë përmes situatave të vështira që trazojnë emocionet tona. Në këtë mënyrë, jemi në gjendje të shikojmë sa të paqëndrueshëm emocionalisht mund të jemi dhe sa shumë nevojë kemi për ndihmën e Tij.

Jezusi na dha një shembull për këtë. Natën përpara se të vdiste për mëkatet tona, ishte në një trazirë emocionale. Nuk donte të vdiste, por i la mbrapa emocionet dhe u lut: “Mos u bëftë vullneti im, por yti.” Gjërat nuk u rregulluan menjëherë mbas lutjes, po në fund Jezusi doli fitimtar përmes sfidave më të mëdha të mundshme.

Mund t’ia dilni të fitoni në kohë sfidash emocionale. Jezusi nuk u drejtua nga ndjenjat e tij dhe as ju. Kur situatat ju ndikojnë emocionalisht, kapni momentin dhe shikojeni si një mundësi për të hedhur një hap në besimin absolut tek Perëndia.


Lutje

Zot, e di që mund të të besoj Ty kur sfidat emocionale më afrohen. Me Jezusin si shembullin tim, unë them: “Jo vullneti im, por Yti.” Ti e di çfarë është më e mira për mua dhe unë të besoj Ty plotësisht.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon