Shiko Nga Vendi Ku Je

Shiko Nga Vendi Ku Je

Dhe Zoti i tha Abramit, pas ndarjes së Lotit prej tij: “Çoji sytë e tu dhe shiko nga vendi ku je…” – Zanafilla 13:14

Duket sikur jeta gjithmonë ka mënyrat e veta për të na sjellë në një vend, ku duhet t’ia nisim nga e para.

Në Bibël, Abrami e gjeti veten në atë vend, kur nipi i tij Loti zgjodhi vendin më të mirë në zonë duke lënë Abramin me vendin më pak të dëshirueshëm. Por, Perëndia nuk e braktisi Abramin. Përkundrazi, Ai u shfaq dhe i dha Abramit një vizion të ri dhe të guximshëm.

Më pëlqen çfarë Zoti i tha Abramit, pasi ai dhe Loti u ndanë. Ai i tha: “Çoji sytë e tu dhe shiko nga vendi ku je.”

Është ajo shprehje, shiko nga vendi ku je, që më trazon. Është pjesa e një fillimi të ri…një fillim i ri. Perëndia vet do të na sjellë në këtë pikë në kohën e caktuar.

Ju mund të jeni aty tani. Ndoshta ju dëshironi të mposhtni një zakon të keq ose të rizgjoni një ëndërr të humbur. Ndoshta dëshironi të menaxhoni financat tuaja, të filloni biznesin tuaj, të shkruani një libër… Çfarëdo që të jetë, Perëndia mund të jetë duke ju thënë të filloni që tani. Ky mund të jetë fillimi juaj i ri!

Pasi Perëndia i tha Abramit të shikonte nga vendi, ku ishte, gjëja tjetër që Ai i tha ishte: “Çohu, bjeri rreth e qark vendit, sepse unë do të ta jap ty.” (Zanafilla 13:17).

Perëndia mund të jetë duke ju thënë të çoheni dhe të filloni me ëndrrën apo vizionin tuaj…me detyrën tuaj…jetën tuaj, sepse Ai po ua jep juve këtë. Pjesa që ju takon juve është vendosja në zbatim e ëndrrës apo vizionit.

Bëni çfarë duhet të bëni. Ndoshta nuk mund të jetë e thjeshtë. Mund të marrë pak kohë. Por, besojini Perëndisë dhe vazhdoni sidoqoftë. Shikoni nga vendi ku jeni tani dhe vazhdoni!


Lutje

Perëndi, pavarësisht çfarë ka ndodhur në të shkuarën, më ndihmo të shikoj nga ku jam tani. Unë të falenderoj për fillimin e ri për mua. Unë do ta nis me guxim dhe do të zbatoj thirrjen Tënde për mua.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon