Shko dhe Kërko

Shko dhe Kërko

Kjo është siguria (konfidenca, privilegji i guximit) që kemi përpara tij:[jemi të sigurtë] nëse kërkojmë diçka sipas vullnetit të tij (në përputhje me planin e Tij), na dëgjon (1 GJONIT 5:14)

Dëshiroj t’ju inkurajoj të mbusheni me siguri ndërsa i afroheni Perëndisë në lutje. Perëndia dëshiron që ne ta shijojmë lutjen dhe kjo nuk ndodh nëse kemi frikë të lutemi se mos gabojmë. Ai premton se na dëgjon dhe përgjigjet nëse jemi lutur sipas vullnetit të Tij, por cfarë ndodh nëse kërkojmë diçka që nuk është vullneti i Tij? Ne duhet të lutemi sipas vullnetit të Perëndisë në aftësinë tonë më të mirë, por ne nuk duhet të lejojmë armikun të na bllokojë në kaq shumë frikë sa të mos kemi guxim t’i kërkojmë Perëndisë gjërat që janë në zemrën tonë.

Më e keqja që mund të ndodhë nëse lutemi jashtë vullnetit të Perëndisë është që nuk do ta marrim atë që po kërkojmë – dhe kjo do të jetë për të mirën tonë! Perëndia i njeh zemrat tona dhe Ai nuk do të inatoset nëse ne gabojmë dhe kërkojmë diçka që nuk është në vullnetin e Tij. Ne nuk kemi nevojë t’i afrohemi Perëndisë duke patur frikë se mos bëjmë ndonjë gabim ose se mos Ai nuk kënaqet nëse ne kërkojmë shumë. Mënyra ime është t’i kërkoj Perëndisë për ato që dua dhe kam nevojë, gjithmonë duke qëndruar në Fjalën e Tij sa më shumë që mundem, dhe i them, “Perëndi, nëse ndonjë gjë nga ato që kam kërkuar nuk është e duhura për mua, atëherë unë të besoj të mos ma japësh.” Shko tek Ai në besim, me guxim, duke pritur për të marrë përgjigjen e Tij.

FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Shko dhe Kërko

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon