Shko Së Pari Tek Perëndia

Shko Së Pari Tek Perëndia

Ai do të më kërkojë dhe unë do t’i përgjigjem; do të jem me të në fatkeqësi; do ta çliroj dhe do ta përlëvdoj. (PSALMI 91:15)

Një herë, një anëtar i familjes sime të madhe bëri diçka që më lëndoi vërtet, dhe si rezultat u ndjeva e refuzuar. Pasi ndodhi kjo, unë isha ulur në makinë me shumë dhimbje emocionale dhe thashë: “Zot, kam nevojë që Ti të më ngushëllosh. Unë nuk dua të ndihem kështu. Unë nuk dua të zemërohem ose të zhvilloj pakënaqësi. Unë kam përjetuar të njëjtën lloj dhimbjeje nga ky person më parë dhe nuk dua që dita ime të shkatërrohet prej kësaj. Por unë kam vështirësi ta trajtoj dhe më duhet ndihma jote. “

E dini cfare ndodhi? Zoti e mori dhimbjen dhe të gjitha ndjenjat e mia të këqija u larguan! Por sa herë, në vend që t’i drejtohemi Atij në lutje, ne i drejtohemi njerëzve të tjerë, duke menduar gabimisht se tregimi i gjithçkaje që ndodhi do të na ngushëllojë, por jo. E vërteta është se të flasësh për diçka që na lëndon vetëm nxit dhimbjen në emocionet tona më shumë dhe e bën më të vështirë kapërcimin. Ne priremi të bëjmë gjithçka që mund të mendojmë para se t’i drejtohemi Zotit dhe asgjë nuk e ndryshon situatën.

Do të ishim shumë më mirë nëse përgjigja jonë e parë për çdo urgjencë dhe çdo lloj dhimbje emocionale të ishte lutja. Nëse ne do të varemi plotësisht tek Perëndia, duke e lënë Atë të dijë se ne kemi nevojë për Të më shumë se kushdo ose asgjë tjetër, ne do të përjetojmë përparime të mëdha në jetën tonë.

FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Bëje Perëndinë “reagimin tënd të parë”

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon