Shqyrtimet dhe Balancat

Shqyrtimet dhe Balancat

Paqe të madhe kanë ata që e duan ligjin tënd… (PSALMI 119:165)

Unë kam shkruar disa herë në këto meditime për faktin që Perëndia disa herë na drejton përmes rrethanave të ndryshme. Kjo është e vërtetë, por ne duhet të jemi të ekuilibruar ndërsa kërkojmë të dëgjojmë zërin e Tij dhe t’i bindemi Atij përmes atyre rrethanave. Unë nuk ju rekomandoj të përdorni vetëm rrethanat për të dalluar vullnetin e Perëndisë. Ne duhet të konsiderojmë gjithashtu paqen dhe urtësinë të cilat i kam trajtuar në këtë libër. Këto janë rrugët kryesore në të cilat ne dëgjojmë nga Perëndia, dhe ne nuk duhet t’i injorojmë ato kurrë. Një rrethanë mund të duket si një derë e hapur, por ne nuk duhet të shkojmë përmes asaj dere derisa të kemi paqe.

Duke ndjekur vetëm rrethanat mund të përfshihemi në telashe. Satani mund të pregatisë rrethana për ne po aq mirë sa Perëndia, sepse ai ka aksesin në realitetin natyror në të cilin ne jetojmë. Prandaj, nëse ne ndjekim vetëm rrethanat, pa konsideruar mënyrat e tjera për të dëgjuar nga Perëndia, ne mund të mashtrohemi.

Ne e dimë që nuk mund të shkojmë kundër Fjalës së Perëndisë. Ne duhet të udhëhiqemi nga paqja dhe të ecim në urtësi. Është shumë e lehtë për të bërë një “kontroll të brendshëm” për të testuar nivelin e paqes në zemrat tona përpara se të lejojmë rrethanat që të na drejtojnë. Mënyra më e sigurtë për të dëgjuar nga Perëndia është të kombinojmë metodat biblike të të qenit të udhëhequr nga Fryma dhe t’i lejojmë ato të jenë si shqyrtues dhe ekulibrues të njëra-tjetrës. Është gjithmonë më e mira të marrësh në konsideratë të gjithë këshillën e Fjalës së Perëndisë dhe kurrë mos u përpiq thjesht të gjesh pjesë të tij që pajtohen me atë që dëshiron.

FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Gjithmonë ndiq paqen kur të marrësh vendimet.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon