Shtegu I Ngushtë Është Një Vend I Mirë

Shtegu I Ngushtë Është Një Vend I Mirë

Sepse e ngushtë është dera (kontraktuar nga presioni) dhe e shtrënguar është udha që çon në jetë! Dhe pak janë ata që e gjejnë! (MATEU 7:14)

Ndoshta mund të mendoni për diçka që keni bërë disa vjet më parë që do të shqetësonte ndërgjegjen tuaj nëse do të përpiqeshit ta bënit tani. Ndoshta nuk ju ka shqetësuar pesë vjet më parë, por për shkak se Perëndia tani ju ka zbuluar që është gabim, ju nuk do të mendonit ta bënit më.

Perëndia na flet neve për këto çështje, punon me ne për të na korrigjuar dhe na lë të pushojmë për një kohë. Por në fakt, për sa kohë ne e dëgjojmë Atë, Ai gjithmonë do të na flasë për diçka të re.

Nëse keni qenë sado pak si unë, keni ecur dikur në jetë në udhën e gjerë, por tani jeni në një shteg të ngushtë. Më kujtohet që i thashë një herë Perëndisë, “Duket sikur udha ime sa vjen edhe ngushtohet gjatë të gjithë kohës.” Më kujtohet se shtegu ku Perëndia më udhëhiqte bëhej kaq i ngushtë sa nuk kishte vend për mua në të
! Nuk habitem që Pali tha, “Nuk jetoj më unë, por Krishti jeton në mua” (shikoni Galatasve 2:20). Kur Jezusi vjen të banojë në ne, Ai merr qëndrim të përhershëm dhe ngadalë e zgjeron prezencën e Tij në jetën tonë derisa ka më shumë prej Tij dhe më pak nga natyra jonë e vjetër egosite.

Nëse ndjeni se jeni në një rrugë të ngushtë – sikur nuk mund të bëni atë që keni bërë ose sikur kufizimet ndaj jush janë shumë të ngushta – atëherë inkurajohuni; natyra juaj e vjetër egoiste po shtrydhet, kështu që më shumë prani e Zotit mund të banojë në ju.

FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Përqafoni kufizimet tuaja, duke e ditur se ato do t’i bëjnë më shumë hapësirë Zotit.”

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon