Të Folurit dhe Të Dëgjuarit

Të Folurit dhe Të Dëgjuarit

Dëgjo zërin e britmës sime, o mbreti im dhe Perëndia im, sepse ty të drejtoj lutjen time. (PSALMI 5:2)

Lutja është shumë e thjeshtë; nuk është asgjë më shumë se sa të flasësh me Perëndinë dhe të dëgjosh çfarë Ai ka për të thënë. Perëndia dëshiron të mësojë secilin prej nesh të lutemi dhe të dëgjojmë zërin e Tij në mënyrë personale. Ai dëshiron të na marrë ashtu siç jemi dhe të na ndihmojë të zbulojmë ritmin tonë unik të lutjes dhe të zhvillojmë një stil lutje që e rrit marrëdhënien tonë personale me Të. Ai dëshiron që lutja të jetë një mënyrë komunikimi e thjeshtë, natyrale dhe jetëdhënëse me Të, ndërsa ndajmë zemrat tona dhe e lejojmë Perëndinë të ndajë zemrën e Tij me ne.

Zoti është shumë krijues për t’i mësuar çdo personi në Tokë të ndërveprojë me Të nëpërmjet lutjes në të njëjtën mënyrë. Ai është Ai që na ka dizajnuar të gjithëve ndryshe dhe kënaqet me dallueshmërinë tonë. Të gjithë ne jemi në vende të ndryshme në ecjen tonë me Të, jemi në nivele të ndryshme pjekurie shpirtërore dhe kemi lloje të ndryshme përvojash me Perëndinë. Ndërsa rritemi në aftësinë tonë për të folur me Perëndinë dhe për të dëgjuar zërin e Tij, ne duhet t’i themi vazhdimisht Perëndisë: “Më mëso të lutem; më mëso të flas me Ty dhe të dëgjoj Ty në mënyrat që janë më të mira për mua. Më mëso të dëgjoj zërin Tënd në një nivel personal. Zot, unë jam i varur nga Ti që të më bësh efektiv në lutje dhe ta bësh marrëdhënien time me Ty nëpërmjet lutjes, aspektin më të pasur e më shpërblyes të jetës sime.”


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Ju jeni krijimi unik i Perëndisë. Festoni atë në jetën tuaj dhe në lutjen tuaj.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon