Të Gjallë për Perëndinë

Të Gjallë për Perëndinë

Kështu edhe ju, llogariteni veten të vdekur për mëkatin, por të gjallë për Perëndinë [duke jetuar në miqësi të pandërprerë me Të], në Krishtin Jezus, Zotin tonë. (ROMAKËVE 6:11)

Njerëzit e pashpëtuar janë frymërisht të vdekur. Kjo do të thotë se ata nuk janë në gjendje të shijojnë bashkësinë me Zotin ose të perceptojnë dhe ndjekin nxitjet intuitive të Frymës së Shenjtë. Këta njerëz janë të kufizuar në njohuritë e tyre natyrore ose intelektuale dhe në sensin e tyre të përbashkët; ata nuk mund të gëzojnë privilegjin dhe fuqinë e të jetuarit me anë të zbulesës. Por, kur lindim shërisht jemi gjallë shpirtërisht, Zoti mund të na flasë dhe të na tregojë gjëra që nuk mund t’i dinim pa zbulesën hyjnore.

Në të kaluarën, unë kam mbajtur punë dhe pozita me përgjegjësi në të cilat nuk kisha gjithë njohuritë natyrore për të kryer detyrat e caktuara për mua. Por, unë kisha një marrëdhënie intime, personale me Zotin, kështu që Ai më udhëhoqi dhe më mundësoi të bëja gjëra, për të cilat nuk isha e trajnuar plotësisht për t’i bërë.

Unë kurrë nuk studiova se si drejtohet një shërbesë ose si të përdor komunikimin efektivisht. Por Perëndia me ka pajisur mua dhe skuadrën e Shërbesës Joyce Meyer me gjithçka që kemi nevojë për të shërbyer në mënyra të ndryshme, duke përfshirë dhe median, në të gjithë botën. Perëndia na udhëheq neve, hap pas hapi, me anë të Frymës së Tij. Në çdo hap besimi që marrim, Ai vazhdon të na mësojë dhe të na tregojë se çfarë duhet të bëjmë më tej.

Perëndia do të pajisë ty gjithashtu për të bërë çfarë Ai të ka thirrur të bësh nëse ti qëndron në miqësi me Të. Nëse do të jesh i zellshëm ta kërkosh Atë dhe të dëgjosh zërin e Tij, Ai do të drejtojë ty në mënyrë supernatyrore. Ai do të mësojë ty të përmbushësh qëllimet e Tij për jetën tënde – dhe ato mund të jenë shumë më të mëdha se sa çdo gjë për të cilën je trajnuar ose mund të imagjinosh.

FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Perëndia do të pajisë ty me gjithçka që ke nevojë.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon