Të Hysh Në Prehjen E Dhuratës

Të Hysh Në Prehjen E Dhuratës

Prandaj, përderisa mbetet ende një premtim për të hyrë në prehjen e tij [sot], le të kemi frikë [prej mosbesimit] se mos ndonjë nga ju të mbetet mbrapa. (HEBRENJVE 4:1)

Kur unë mësoj mbi drejtësinë, më pëlqen të përdor ilustrimin e mëposhtëm, dhe kërkoj që edhe ju të përpiqeni në këtë. Uluni në një karrige, pastaj përpiquni të uleni më shumë në karrige. E di që kjo tingëllon si marrëzi, sepse ju jeni ulur tashmë në karrige. Kur ulesh në karrige, nuk mund të ulesh më shumë se sa je ulur. E njëjta ide aplikohet për drejtësinë. Jezusi na ka bërë të drejtë me Perëndinë përmes sakrificës së Tij dhe ne nuk mund të bëjmë asgjë për ta bërë veten akoma më të drejtë se sa na ka bërë Ai. Sjellja jonë mund të përmirësohet, por jo derisa të pranojmë plotësisht drejtësinë tonë përmes Jezusit. Jezusi na ka ulur në fronin e drejtësisë dhe ne duhet të mësojmë të qetësohemi dhe të ndalojmë së qeni ato që jemi tashmë. Asnjë sasi veprimesh të drejta nuk mund të na bëjnë kurrë të drejtë me Perëndinë pa Krishtin. Duke pohuar këtë, apostulli Pal u lut që edhe ne të gjendeshim dhe të njiheshim si të Krishtit, duke mos patur drejtësi prej vetes, por që drejtësia vjen vetëm përmes besimit në Krishtin ( shih Filipianëve 3:9)

Kur ne e kuptojmë plotësisht që ne nuk mund të bëjmë asgjë për t’u bërë vetë të drejtë dhe që ne nuk kemi nevojë t’i provojmë asgjë Perëndisë, atëherë jemi në gjendje të prehemi në dhuratën e drejtësisë që Jezusi na jep neve – dhe kjo do të na bëjë të guximshëm në kërkesat tona dhe të sigurtë në dëshirën e Perëndisë për të na u përgjigjur. Unë e di që Perëndia nuk dëgjon ose nuk i përgjigjet lutjeve të mia sepse unë jam e mirë. Ai dëgjon dhe përgjigjet sepse Ai është i mirë.

FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Duajeni atë që jeni sepse Perëndia ju ka krijuar me duart e Tij.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon