të japësh kur të kushton

të japësh kur të kushton

“…nuk do t’i ofroj Zotit, Perëndisë tim, holokauste që nuk më kushtojnë asgjë.” – 2 Samuelit 24:24

Mendoj që në ekonominë e Perëndisë, asgjë e lirë nuk ia vlen ta mbash. Perëndia dha të vetmin bir për të na çliruar dhe ndërsa asnjëherë nuk mund të barazohemi me këtë sakrificë, ne duhet t’i ofrojmë Atij diçka të vlefshme. Mbreti David tha se nuk do t’i ofronte Perëndisë diçka që nuk i kushtonte asgjë. Edhe unë kam mësuar se me të vërtetë jap kur më kushton.

Të jap rrobat apo orendi shtëpiake të cilat nuk i përdor më, është një gjest i këndshëm. Por nuk barazohet më të dhënët e vërtetë. Unë jap vërtet kur jam duke hequr dorë nga diçka që dua ta mbaj vet.

Jam e sigurt që keni pasur testime të tilla kur Perëndia ju kërkon të jepni diçka që ju e pëlqeni. Kur mendoni se Ai dha birin e vet për ne, a nuk ju bën të doni të jepni veten?

E vërteta e thjeshtë është kjo: Duhet të japim për të qënë të lumtur dhe nuk japim vërtet nëse nuk ka kushtuar asgjë.


Lutje

Perëndi, unë dua që të jap me të vërtetë. Më trego çfarë dhe kur Ti do që unë të jap për të ndihmuar apo për të bekuar dikë tjetër. Unë dua t’u jap të tjerëve ashtu si Ti ke dhënë dashurinë Tënde për mua.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon