Por Jezusi (nga ana e tij) nuk u zinte besë atyre, sepse i njihte të gjithë (njerëzit), dhe sepse nuk kishte nevojë që ndokush të jepte dëshmi për njeriun (nuk kishte nevojë për prova nga askush), sepse ai e dinte ç’ishte brenda njeriut (mund të lexonte zemrat e tyre). – Gjoni 2:24-25
Një herë, ndërsa isha përfshirë në një situatë zhgënjyese të kishës, Perëndia më solli këto vargje në vëmendje. Flet për marrëdhënien e Jezusit me dishepujt e tij.
Haptazi thotë që Jezusi nuk u zinte besë atyre. Ndërsa Ai u dha veten e tij atyre dhe jetoi me ata, Ai e dinte që ata nuk ishin të përsosur. Ai e kuptonte natyrën njerëzore dhe nuk ua besonte veten e vet atyre.
Kjo më bëri të kuptoj që kisha vendosur besimin tek njerëzit, kur në fakt i përkiste vetëm Perëndisë dhe i kisha hapur rrugën vetes për zhgënjim.
Nuk mund të shkojmë përtej mundësive tona në marrëdhëniet njerëzore. Nëse shkojmë përtej urtësisë së perëndishme, me siguri që do të lëndohemi. Është e thjeshtë të biem në kurthin e mendimit se disa njerëz nuk do të na lëndojnë asnjëherë, dhe më pas të zhgënjehemi kur shikojmë që ky standard nuk jetohet. Askush nuk është i përsosur.
Lajmi i mirë është që Perëndia është i përsosur dhe nuk do të na zhgënjejë. Është gjithmonë i dashur dhe i mirë. Mos hidhni besimin që i përket Perëndisë, tek njerëzit. Përkundrazi, jepni veten tuaj plotësisht tek Perëndia. Vetëm Ai mund të besohet plotësisht.
Lutje
Perëndi, askush nuk është i përsosur, por Ti je. Unë dua që gjithmonë ta vendos besimin tim tek Ti dhe të besoj që asnjëherë nuk do të më zhgënjesh. Unë gjej ngushëllim në përsosmërinë Tënde.