Lejoje Frymën E Shenjtë Të Marrë Drejtimin

Lejoje Frymën E Shenjtë Të Marrë Drejtimin

Kështu thotë Zoti, Shpengimtari yt, i Shenjti i Izraelit: “Unë jam Zoti, Perëndia yt, që të mëson për të mirën tënde, që të udhëheq nëpër rrugën që duhet të ndjekësh.” (PSALMI 48:17)

Shumica e njerëzve kanë frikë të mos jenë si gjithë të tjerët. Shumë njerëz janë më të qetë duke ndjekur rregulla të specifikuara sesa të guxojnë të ndjekin udhëheqjen e Frymës së Perëndisë. Kur ndjekim rregulla të bëra nga njeriu, ne i kënaqim njerëzit, por kur dalim me besim dhe ndjekim Frymën e Perëndisë, ne e kënaqim Atë. Ne nuk kemi nevojë të ndihemi nën presion që të lutemi në një mënyrë të caktuar për një kohë të caktuar ose të përqendrohemi në gjëra specifike sepse njerëzit e tjerë po e bëjnë këtë. Në vend të kësaj, ne duhet të jemi të lirë të shprehim veçantinë tonë ndërsa lutemi në mënyrën se si na mëson Perëndia. Perëndia përdor secilin prej nesh për t›u lutur për gjëra të ndryshme dhe në këtë mënyrë mbulohen të gjitha gjërat për të cilat duhet të lutemi.

Ne ndihemi disi të sigurt kur po bëjmë atë që bëjnë të gjithë të tjerët, por gjëja e trishtueshme është që ne do të ndjehemi të pakënaqur derisa të mësojmë të “zgjidhim anijen nga moli”, si të thuash, dhe të lëmë oqeanin e Frymës së Perëndisë të na marrë ku të dojë Ai. Kam kaluar shumë vite e lidhur me molin duke ndjekur rregulla specifike të lutjes që të tjerët më kishin mësuar dhe ishte një fillim i mirë, por përfundimisht përvoja ime e lutjes u bë shumë e thatë dhe e mërzitshme. Ndërsa mësova ta zgjidh varkën time nga moli dhe t’ia dorëzoj veten time drejtimit të Frymës së Shenjtë, erdhi një freski dhe krijimtari dhe ishte e mrekullueshme. Kam zbuluar që Fryma e Shenjtë më drejton ndryshe pothuajse çdo ditë ndërsa lutem dhe nuk e bëj më me rregulla dhe orë.

Fillo tani t’i kërkosh Perëndisë të të tregojë ty unicitetin tënd, që Ai të ka dhënë, dhe kërkoi të të ndihmojë të dëgjosh dhe të ndjekësh zërin e Tij sipas mënyrës së mrekullueshme që të ka krijuar.

FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Zgjidhe varkën tënde nga moli, dhe lejo Perëndinë të drejtojë.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon