Të Marrësh Frymën E Shenjtë

Të Marrësh Frymën E Shenjtë

Por do të merrni fuqi (aftësi, efikasitet dhe forcë) kur Fryma e Shenjtë do të vijë mbi ju… – Veprat 1:8

Te Libri i Veprave të Apostujve 1:8 Jezusi premton që Fryma e Shenjtë do të vijë mbi ne, duke na dhënë fuqi (aftësi, efikasitet dhe forcë) për të qënë dëshmitarë të Krishtit deri në skajet e dheut.

Shumë të krishterë ndjekin gjithë rregullat e “duhur”, por pyes veten “A është kjo e gjitha?” Si një e krishterë e re, unë përjetova të njëjtin boshllëk. Duke bërë gjënë e duhur, më solli lumturi të përkohshme, por jo gëzim të thellë kënaqësie.

Atëherë klitha “Perëndi, diçka mungon!” Për habinë time, vetëm pak orë më vonë, Jezusi më mbushi me praninë e Frymës së Shenjtë në një mënyrë që nuk e kisha përjetuar më parë…dhe gjithçka ndryshoi. Unë ndjeva fuqinë e Tij në jetën time në një mënyrë të re.

Kur ti kalon kohë me Perëndinë çdo ditë dhe merr Frymën e Shenjtë, nuk po shkon drejt një përvoje të frikshme e të çuditshme. Ti thjesht po merr fuqinë e Tij për të qënë më shumë si Jezusi dhe urtësinë e Tij për të ecur përmes situatave të zakonshme.

Mos kini frikë për gjëra të reja, thjesht sigurohuni që janë biblike. Unë besoj që Perëndia dëshiron të të çojë në lartësitë e Tij përmes fuqisë së ndërveprimit të përditshëm me Frymën e Tij të Shenjtë. Ai po troket në derën e zemrës tënde. A do ta hapësh dhe ta mirëpresësh?


Lutje

Perëndi, dua të jetoj si një i krishter që është i mbushur me fuqinë e Frymës Tënde të Shenjtë. Më trego si të jetoj në thellësitë, duke shijuar gëzimin që vjen prej Frymës së Shenjtë. Të falenderoj për fuqinë dhe urtësinë që të eci përgjatë çdo dite dhe çdo situate në drejtësinë, paqen dhe gëzimin tënd.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon