Të Mposhtim Mendësinë E Shkretëtirës

Të Mposhtim Mendësinë E Shkretëtirës

Zoti, Perëndia ynë, na foli në Horeb dhe na tha: “Ju keni ndenjur mjaft afër këtij mali.” —Ligji i Përtërirë 1:6

Populli i Izraelit u end në shkretëtirë për dyzetë vjet, një udhëtim që duhet të zgjaste vetëm njëmbëdhjetë ditë. Përse?

Po meditoja këtë situatë dhe Zoti më tha: “Populli i Izraelit nuk mund të lëvizte sepse kishte një mendësi shkretëtire.” Izraelitët nuk kishin një vizion pozitiv për jetët e tyre, nuk kishin ëndrra. Kishin nevojë të braktisnin mendësinë e shkretëtirës dhe t’i besonin Perëndisë.

Nuk duhet të habitemi me izraelitët sepse edhe ne veprojmë njësoj. I biem rrotull të njejtit mal në vend që të gjejmë një rrugë të re. Ndonjëherë na duhen vite për të përjetuar fitoren mbi diçka që mund të ishte fituar shumë lehtë.

Na duhet një mendësi e re. Kemi nevojë të fillojmë të besojmë që Fjala e Perëndisë është e vërtetë. Mateu 19:26 na thotë se si me Perëndinë çdo gjë është e mundur. Gjithçka që Ai ka nevojë është besimi ynë në Të. Ai ka nevojë që ne të besojmë dhe Ai do të bëjë gjithë pjesën tjetër.

Zoti po thotë të njejtën gjë për ju dhe mua sot, siç i tha fëmijëve të Izraelit: “Ju keni ndenjur mjaft afër këtij mali.” Është koha për të lëvizur!


Lutje

Perëndi, kam kaluar mjaft kohë duke i rënë rrotull të njejtit mal gjithë jetën time. Më Ty, unë e di që mund të lëviz përpara, prandaj unë vendos besimin tim në Ty dhe të lë pas mendësinë time të shkretëtirës!

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon