Të përballemi me frikën

të përballemi me frikën

Zoti është drita ime dhe shpëtimi im; nga kush do të kem frikë? Zoti është kështjella e jetës sime; nga kush do të kem frikë? – Psalmeve 27:1

Është e pamundur të përmbushni planin e dhënë nga Perëndia nëse lejoni mendimet tuaja të mposhten prej frikës. Frika është e afërme e tmerrit dhe duke e lejuar të qëndrojë në mendjen tuaj, ju bën të mjerueshëm dhe ju vjedh gëzimin.

Unë përjetova frikën kur isha në një konferencë në Indi. Isha e emocionuar për mundësinë e mrekullueshme atje, por gjithçka ku mund të përqëndrohesha ishte udhëtimi i gjatë për të arritur atje dhe kushtet jo fort të mira që ofronte vendi. Zoti i foli zemrës time dhe më tregoi që kam nevojë të mposht frikën duke u përqëndruar dhe jetuar në Fjalën e Tij. Nëse do ta kisha lejuar veten të jetoja me aspektet negative të atij udhëtimi, do të më kishte vjedhur gëzimin dhe ngazëllimin që Perëndia kishte për mua.

Frika është kurth dhe duhet të jeni të vendosur për të mos rënë pre. Kur gjërat që ndodhin na sjellin frikën në zemër, si pasiguria për të ardhmën apo përballja me situata të reja apo sfidat, shikoni Psalmeve 27:1, duke u lutur dhe rrëfyer “Zoti është Drita dhe Shpëtimi im, nga kush do të kem frikë?”


Lutje

Zot, unë shpall sot që Ti je drita dhe Shpëtimi im. Unë nuk kam përse të kem frikë për asgjë në jetën time sepse Ti je me mua. Unë kam fitore në Ty.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon