thjeshtësoni lutjet tuaja

thjeshtësoni lutjet tuaja

…shumë forcë (dinamike në funksion) ka lutja e të drejtit kur bëhet me gjithë zemër (e ndjerë, e vazhdueshme). – Jakobi 5:16

Unë kam mësuar që lutja e thjeshtë, e ndjerë, plot besim gjithmonë e merr vëmendjen e Perëndisë. Fatkeqësisht, shpesh e mbivlerësojmë këtë dhe i kthejmë lutjet tona në një shfaqje kur në të vërtetë, lutja është thjesht një komunikim me Perëndinë.

Duhet të kemi kujdes që të mos mahnisim veten me lutjet tona. Ndonjëherë mendoj se ndihemi sikur duhet të jemi oratorë të mëdhenj.

Duam të mahnisim Perëndinë me shprehjet tona dhe të dukemi të shenjtë. Por Perëndia thjesht do që të flasë me ne.

Ai do që ne të flasim me Të ashtu si me një mik, jo me një ton zëri ndryshe. Nëse nuk flasim një gjuhë Shekspiriane gjatë ditës, nuk kemi nevojë ta përdorim kur lutemi.

Nuk kemi pse lutemi për orë të tëra. Është mirë të vendosim një orar të kohës së lutjes, por duhet të mbarojmë lutjen dhe më pas të vazhdojmë me punët e tjera deri sa të ndjejmë nevojën për t’u lutur më tepër.

E vetmja mënyrë sesi lutja mund të jetë e kënaqshme është nëse ju thjesht e përdorni si një mundësi për të adhuruar dhe falenderuar Perëndinë për gjithçka që Ai bën për ju, pranoni ndihmën e Tij dhe përfshijeni në gjithçka që ju bëni. Ai nuk do që të mahnitet…Ai do që të jetojë me ju. Mos performoni. Thjesht ftojeni brenda.


Lutje

Frymë e Shenjtë, më ndihmo të mos e kthej lutjen në përformancë! Unë nuk dua të lutem në një rrugë të caktuar apo për një periudhë kohe të caktuar thejsht që të të mahnis Ty. Unë dua vetëm që Ti të më jesh miku më i ngushtë dhe të jesh pjesë e çdo aspekti të jetës sime.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon