Thuaj “Faleminderit”

Thuaj “Faleminderit”

Kremtoni Zotin, sepse ai është i mirë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë. (1 KRONIKAVE 16:34)

Falenderimi duhet të jetë pjesë e rregullt e jetës tonë. Ai krijon një atmosferë ku Perëndia mund të flasë; është një lloj lutje, dhe duhet të rrjedhë prej nesh në mënyrë të natyrshme që është e pastër dhe e lehtë. Ne mund të marrim kohë çdo mbrëmje dhe të falenderojmë Perëndinë për ndihmën e Tij gjatë ditës tonë, por vazhdimisht ne duhet të bëjmë lutje të thjeshta falenderimi sa herë që e shohim atë të punojë në jetën tonë ose të na bekojë. Për shembull, “Zot, faleminderit për gjumin e ëmbël,” ose “ Perëndi, unë të falenderoj vizita ime tek dentisti nuk më dhëmbi aq shumë sa mendoja,” ose “ O At, faleminderit që më ndihmove të marr vendime të mira sot,” ose “Zot, faleminderit që më mban të inkurajuar.”

Perëndia është gjithmonë i mirë me ne, gjithmonë besnik, dhe gjithmonë duke punuar me zell në jetën tonë prë të nda ndihmuar në çdo mënyrë të mundshme. Ne duhet t’i përgjigjemi duke i bërë se e çmojmë shumë Atë dhe gjithçka që Ai bën në ne. Ne duhet ta falenderojmë Perëndinë në heshtje në zemrën tonë dhe gjithashtu duhet ti shprehim me zë falenderimet tona sepse kjo na ndihmon të qëndrojmë koshientë dhe të vetëdijshëm për dashurinë e Perëndisë, të cilën Ai e demonstron përmes mirësisë së Tij.

FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Faleminderit Perëndi për njëzet gjëra sot përpara se t’i kërkosh Atij diçka.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon