Tipari Dallues I Një Të Krishteri Të Vërtetë

Tipari Dallues I Një Të Krishteri Të Vërtetë

Kini të njejtat mendime njëri me tjetrin; mos e kini mendjen për lart (me mburrje, krenari dhe për të jashtëzakonshëm), por qëndroni me të përulurit; mos e mbani veten për të mençur. —Romakëve 12:16

Një nga aspektet më të rëndësishme të dashurisë është përulja, që karakterizohet tek Romakëve 12:16 si gatishmëria për të përshtatur veten me nevojat dhe dëshirat e të tjerëve.

Njerëzit, që kanë kuptuar domethënien e këtij vargu dhe e kanë zbatuar në jetën e tyre, kanë mësuar çfarë do të thotë të zvogëlohen për të treguar dashuri. Nuk janë egoist. Kanë mësuar t’u përshtaten të tjerëve.

Nga ana tjetër, njerëzit që e kanë mendjen për lart, e kanë të vështirë t’u përshtaten të tjerëve. Mendimi i tyre për veten i shkakton t’i shikojnë të tjerët si “të ulët” dhe “të parëndësishëm.” Ata presin që të tjerët t’u përshtaten atyre, por shpesh herë nuk janë në gjendje të rehatojnë të tjerët pa qënë të mërzitur apo inatosur.

Cili lloj personi jeni ju? Unë dikur kam qënë egoiste, por tani unë mund të them nga përvoja ime, që të jetosh në përulje është më e kënaqëshme.

Tipari dallues i një të krishteri të vërtetë është aftësia për tu përshtatur me të tjerët. A do të përshtateni me dikë sot?


Lutje

Perëndi, me trego si të përshtatem me të tjerët në përulje. Unë dua të jem i përulur dhe të përshtatem për të përmbushur nevojat e të tjerëve atëherë kur mundem. Më trego si t’i arrij me nivelin Tënd.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon