çelësi për të pushtuar tokën tuaj të premtuar

çelësi për të pushtuar tokën tuaj të premtuar

Sepse jemi vepra e tij, e krijuar në Krishtin Jezus për vepra të mira që Perëndia përgatiti që më parë, që ne të ecim në to. – Efesianëve 2:10

Perëndia do t’ju udhëheqë drejt tokës suaj të premtuar…mbi të gjitha, ju jeni rikrijuar në Krishtin, rilindur, që të jetoni jetën e mirë që Ai parapërgatiti për ju. Që të ndiqni Perëndinë në këtë jetë, Ai duhet t’ju përgatisë më parë dhe kjo do të thotë që disa gjëra duhet të ndryshojnë.

Mos kini frikë nga fjala ndryshim; do të thotë që të ndaloni së bëri disa gjëra dhe të filloni të bëni disa të tjera. Për shembull, mos mendoni gjëra negative, por filloni të mendoni pozitivisht…lëvizni prej zonës së rehatisë dhe dilni nga barka…mos u zvarrisni por kapni mundësitë që ngrihen.

Nuk është mjaftueshëm thjesht të lexoni dhe të flisni për Tokën e Premtuar. Vendosni që ta pushtoni tokën tuaj të premtuar. Perëndia është i mirë; Ai do t’ju drejtojë për atje. Jini të gatshëm të ndiqni dhe të pranoni ndryshimet pozitive që Perëndia do të sjellë në jetën tuaj ndërsa Ai ju përgatit të jeni një bekim për të tjerët.


Lutje

Frymë e Shenjtë, më trego ndryshimet që duhet të bëj për të pushtuar tokën time të premtuar. Faleminderit që më përgatit të jem një bekim për të tjerët dhe të përmbush planin që Ti ke për mua.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon