trazojeni veten!

trazojeni veten!

Për këtë arsye po të kujtoj ta ndezësh (t’i frysh zjarrit, të vazhdosh të digjesh) dhuntinë (e hirshme) e Perëndisë, që është në ty, përmes vënies së duarve të mia. – 2 Timoteut 1:6

Dashuria e Perëndisë është pa kushte dhe e përjetshme. Më kujtohet sa e ngazëllyer isha kur Ai më tregoi dashurinë e Tij. Më dukej sikur do të shpërtheja!

Mbas pak kohe, u mësova me faktin që Perëndia më do dhe unë nuk ndjeja të njejtin pasion.

A ju ka ndodhur ndonjëherë kjo juve? A po e përjetoni tani? Nëse po, unë besoj që ka diçka që mund të bëni për këtë.

Apostulli Pal i tha Timoteut ta trazonte pak veten, t’i frynte zjarrit dhe të vazhdonte të digjej. Mesazhi i Palit drejtuar Timoteut është mesazhi i Perëndisë për ju sot: Trazojeni veten! Mos e jetoni jetën me të njëjtat zakonte të vjetra.

Duhet të mbajmë mend që ne marrim vendimin t’i afrohemi jetës me pasion përpara se të bëhet një ndjenjë.

Merrni një vendim sot për tu zgjuar çdo mëngjes të ngazëllyer për marrëdhënien që keni me Krijuesin tuaj. Trazojeni veten dhe jetoni të mrekulluar prej Tij!


Lutje

Perëndi, unë dua të mrekullohem gjithmonë prej Teje! Unë nuk do të jetoj pa pasion. Të jetoj me Ty është e mrekullueshme dhe unë zgjedh të jetoj me pasion për marrëdhënien time me Ty.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon