tregoni mëshirë ndaj armiqve tuaj

tregoni mëshirë ndaj armiqve tuaj

Ju keni dëgjuar se qe thënë: “Duaje të afërmin tënd dhe urreje armikun tënd.” Por unë po ju them: “Duajini armiqtë tuaj… dhe lutuni për ata që ju keqtrajtojnë dhe persekutojnë. – Mateu 5:43-44

Më pëlqen shumë filmi El Cid, historia e burrit që bashkoi Spanjën dhe u bë hero i madh.

Për shekuj me radhë, të krishterët i kishin luftuar Morët. Ataurreheshin dhe kishin vrarë njeri-tjetrin. Në betejë, El Cid zuri rob pesëMorë por refuzoi t’i vrasë sepse kishte kuptuar që vrasja nuk sillnte ndonjë dobi. Ai besonte se mëshira ndaj armiqve do të ndryshontezemrat dhe të dy grupimet do të jetonin në paqe. Një nga Morët e zënërob tha: “Të gjithë mund të vrasin, por vetëm një mbret i vërtetë mundtë tregojë mëshirë ndaj armikut.” Për shkak të këtij veprimi mëshiretë El Cid, armiqtë e tij u ofruan të ishin miq dhe aleatë që nga ajo ditë.

Jezusi është mbreti i vërtetë dhe Ai është i mirë dhe i mëshirshëmme të gjithë, edhe me ata që e urrejnë Atë. Do të mund të bënin mëshumë sesa thjesht të ndiqnim shembullin e Tij? A mendoni dot përdikë që mund të tregoni mëshirë? Të jesh i mëshirshëm dhe i mirë, veçanërisht ndaj armiqve tuaj, mund të jetë një nga gjërat më të fuqishme që keni bërë ndonjëherë.


Lutje

Perëndi, nuk është e thjeshtë, por unë dua të jem personi që tregon mëshirë ndaj të gjithëve, edhe ndaj armiqve të mi. Me hirin Tënd, unë zgjedh të jetoj me mëshirë.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon