
Prandaj ngushëlloni (këshilloni, nxisni) njëri-tjetrin dhe ndërtoni (forconi, udhëzoni) njëri-tjetrin ashtu sikur edhe bëni. – 1 Thesalonikasve 5:11
Ndërsa po futesha në një ndërtesë, një burrë që qëndronte aty më hapi derën. E falenderova dhe buzëqesha.
“Jeni personi i pestë për të cilin kam hapur derën”, më tha, “dhe jeni personi i parë që më keni buzëqeshur dhe i dyti që më keni falenderuar.”
E falenderova për herë të dytë, me një buzëqeshje. Më pas, mendova sa shumë i marrim të tjerët për të mirëqënë, edhe në gjërat e vogla, si hapja e derës për një të huaj.
Shpesh ne i urdhërojmë të tjerët të bëjnë gjëra për ne, por sa shpesh i vlerësojmë gjërat e vogla?
Kur dikush bën diçka të mirë për ju dhe ju e falenderoni, e ndërton dhe e inkurajon atë. Do të thotë shumë për atë person, njësoj si më ndodhi mua me burrin që më hapi derën.
Erdhi në kohë autobuzi juaj sot? Nëse po, a e falenderuat shoferin? Herën e fundit që keni ngrënë në një restorant, a e falenderuat kamarierin që ju solli një kafe tjetër pa ia kërkuar? Kjo është ajo që dua të them: Zhvilloni një qëndrim mirënjohjeje kundrejt njerëzve në jetën tuaj.
Lutje
Zot, më ndihmo të mbaj sytë hapur për të vënë re edhe gjërat e vogla, ndihmën që të tjerët më japin. Nuk dua të jem mosmirënjohës. Unë dua t’i falenderoj dhe t’i ndërtoj.