Perëndia mund të përdorë sprovat tuaja më të mëdha për më të mirën

Perëndia mund të përdorë sprovat tuaja më të mëdha për më të mirën

Ju keni kurdisur të këqija kundër meje, por Perëndia ka dashur që t’i shërbejë së mirës, për të kryer atë që po ndodh sot. – Zanafilla 50:20

Para pak kohësh, Perëndia më foli në zemër këtë gjë: Xhojs, ti shikon deri në fund të hundës tënde (dmth jo shumë larg), dhe ti supozon se gjithçka që nuk duket të jetë mirë, nuk është mirë. Unë shikoj që nga fillimi deri në fund, sepse unë jam Fillimi dhe Mbarimi dhe di shumë gjëra që ti nuk i di.

Ne dimë pjesërisht…por Perëndia di gjithçka.

Tek Zanafilla 50:20, Jozefi po u flet vëllezërve të tij, që e kishin keqtrajtuar. Kur e hodhën në pus dhe e shitën në skllavëri, ata menduan se po punon kundër tij, por në të vërtetë Perëndia kishte një plan për t’i përdorur ato sprova që ta ngrinte Jozefin në një vend me ndikim të madh.

Ndonjëherë gjërat që mendojmë se janë të tmerrshme kthehen në një bekim të madh. Sprova më e madhe mund të zhvillojë në ju besim më të madh. Mund të gjendeni në fund të pusit, por Perëndia ka një plan ta përdorë atë pus për t’ju ngritur në thirrjen e Tij. Mbani mend, Perëndia mund të shohë gjithçka, dhe Ai do t’i përdorë ato sprova për të mirën tuaj.


Lutje

Perëndi, unë nuk mund të shoh “përtej hundës time” por unë të besoj Ty sepse e di që Ti shikon gjithçka. Unë besoj që Ti do t’i kthesh sprovat e mia në diçka të mirë për mua.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon