Mundësuesi Hyjnor

Mundësuesi Hyjnor

“Ja, unë jam Zoti, Perëndia i çdo mishi; a ka vallë ndonjë gjë tepër të vështirë për mua?” JEREMIA 32:27

Perëndia ynë është në gjendje të bëjë shumë më tepër dhe përtej çdo gjëje që mund të guxojmë ndonjëherë të shpresojmë, të kërkojmë apo edhe të mendojmë (Efesianëve 3:20). Kur lutemi me besim, kjo i hap derën Perëndisë që të punojë në jetën tonë. Asgjë nuk është shumë e vështirë për Të.

Nëse jeni duke luftuar me ndryshimet që duhen bërë në personalitetin tuaj, kjo fjalë është veçanërisht për ju. Ju nuk mund ta ndryshoni veten. Por falë Zotit, Ai mundet! Ai e di se çfarë nuk shkon me ju dhe Ai është i gatshëm dhe në gjendje të sjellë ndryshimet që ju nevojiten nëse thjesht kërkoni.

Ju dhe unë nuk kemi asnjë problem që është shumë i madh për hirin e Perëndisë. Nëse problemi ynë bëhet më i madh, hiri i Perëndisë bëhet akoma më i madh. Nëse problemet tona shtohen, hiri i Perëndisë shumëfishohet që ne të jemi të gjendje t’i përballojmë ato.

Nuk është më e vështirë për Zotin të na çlirojë nga tre probleme sesa të na çlirojë nga një ose dy. Problemi ynë më i madh është ende i vogël për Të. Perëndia është në gjendje të bëjë çdo gjë, prandaj kërkoni me besim dhe relaksohuni dhe lëreni Atë të punojë.


Perëndia i dinte të gjitha gabimet tona kur Ai na pranoi, dhe Ai nuk do të na refuzojë kurrë për shkak të tyre.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon