Hape Derën

Hape Derën

Ja, unë qëndroj te dera dhe trokas; nëse dikush dëgjon zërin tim dhe hap derën, do të hyj tek ai dhe do të ha darkë me të dhe ai me mua. (ZBULESA 3:20)

Kur i hapa derën e zemrës time plotësisht shërbesës së Frymës së Shenjtë në jetën time, Ai filloi të më flasë dhe të punojë me mua në çdo fushë të jetës time. Nuk kishte asgjë ku Ai të mos ishte i përfshirë. Më pëlqente kjo por edhe nuk më pëlqente, nëse e kuptoni çfarë dua të them.

Perëndia më foli për mënyrën se si u flisja njerëzve dhe se si flisja për ta. Ai më foli për mënyrën se si i shpenzoja paratë e mia, se si vishesha, se kush ishin miqtë e mi, dhe se çfarë bëja për t’u zbavitur. E kuptova se ai njihte sekretet më të thella të miat dhe se asgjë nuk ishte e fshehur prej Tij. Ai nuk ishte më vetëm në “sallën e të dielës në mëngjes” në jetën time, por siç dukej Ai po drejtonte të gjithë shtëpinë! Nuk e dija asnjëherë kur Ai mund të fillonte të më fliste për diçka në jetën time. Siç e përmenda, ishte emocionuese, por gjithashtu ishte sfiduese sepse e dija që kur Ai me fliste do të sillte ndryshime në jetën time.

Të gjithë duam ndryshime në fusha të caktuara, por kur vjen puna, mund të jetë e frikshme. Shpesh duam që jeta jonë të ndryshojë, por jo mënyra e jetesës. Mund të mos na pëlqejë ajo që kemi në jetë, por pyesim veten nëse mund të jetë më e mirë se alternativat. Mund të bëhemi të shqetësuar apo edhe të frikësuar se mos humbasim kontrollin mbi jetën tonë dhe lejojmë Dikë që nuk mund ta shohim ta marrë përsipër.

Të dëgjosh dhe t’i bindesh zërit të Perëndisë në jetën tënde do të thotë të jetosh për të kënaqur Atë dhe për lavdinë e Tij dhe jo tënden. Mund të jemi nervozë ose të frikësuar për t’ia hapur Atij dyert e çdo sfere të jetës sonë, por ju garantoj se ia vlen.


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Fto Perëndinë në çdo fushë të jetës tënde.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon