Koha Më E Rëndësishme E Ditës

O Perëndi, ti je Perëndia im, unë të kërkoj në mëngjes; shpirti im është i etur për ty; ty të dëshiron mishi im në tokë të thatë dhe të djegur, pa ujë. PSALMI 63:1

Perëndisë i pëlqen kur ju kaloni kohë miqësore me Të dhe e adhuroni në baza të përditshme. Është kjo kohë me Perëndinë që do t’ju ndryshojë këndvështrimin për jetën, do t’ju japë forcën që ju nevojitet për të fituar dhe për t’iu afruar më pranë Perëndisë.

Shpesh në kohët tona më private me Perëndinë Ai bën punën më të thellë në zemrat tona. Është koha intime që ju kaloni me Perëndinë, thjesht duke e dashur Atë dhe duke e lejuar t’ju dojë, që ju bën të rriteni dhe të shikoni të ndodhë transformimi i vërtetë frymëror.

Jeta është e ngarkuar, dhe do të ketë gjithmonë justifikime për të mos kaluar kohë me Perëndinë. Do të ketë gjithmonë detyra për të kryer, telefonata për të bërë, rrëmujë për të pastruar, dhe kështu me radhë. Por nëse ju vendosni të vini Perëndinë të parin, të kërkoni Atë pavarësisht shpërqendrimeve të ditës, ju do të shpërbleheni shumë.

Sa më shumë të kaloni kohë me Perëndinë, aq më shumë siguri, paqe, gëzim, forcë, favor, dhe fitore do të përjetoni. Ai është burimi i të gjitha gjërave. Kur ju përkushtoheni të kaloni kohë me Të, ato natyrshëm do të rrjedhin në jetën tuaj.


Nuk ka asgjë më të rëndësishme në jetën tuaj se sa marrëdhënia personale me Jezus Krishtin.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon