Kontrolloni Gjuhën Tuaj

Kontrolloni Gjuhën Tuaj

Mbaje gjuhën tënde larg së keqes dhe buzët e tua të mos thonë gënjeshtra. —Psalmi 34:13

Të kontrollojmë gjuhën tonë, është një mënyrë domethënëse si e lavdërojmë Perëndinë.  Psalmi 50:23 thotë se ai që ofron flijime lavdërimi më përlëvdon…

Çfarë do të ndodhte sikur t’i jepnit gojën tuaj Perëndisë çdo ditë dhe të flisnit fjalë të perëndishme? Nuk po flas vetëm për lavdërim dhe falenderime për Perëndinë gjatë kohës tuaj të qetë, apo të flisni fjalë pozitive, të inkurajoni veten. Një marrëdhënie e shëndetshme varet nga mënyra se si flisni me dhe për të tjerët.

Psalmi 34:13 thotë ta mbajmë gjuhën larg së keqes dhe buzët të mos thonë gënjeshtra. A i gënjeni të tjerët? A i ofendoni apo flisni keq për të tjerët? Apo i inkurajoni, flisni fjalë jete që u sjellin gëzim atyre që takoni?

Përkushtojani gojën tuaj Perëndisë dhe përdoreni vetëm për çfarë e kënaq Atë, për lavdërim dhe adhurim, inkurajim dhe nxitje, për falenderim. Sillni buzët tuaja përpara altarit çdo mëngjes. Jepjani gojën tuaj Perëndisë duke përdorur Fjalën e Tij si lutje: O Zot, hap buzët e mia dhe goja ime do të shpallë lëvdimin tënd (Psalmi 51:15).


Lutje

Zot, hap buzët e mia dhe goja ime do lavdërojë dhe falenderojë Ty. Më ndihmo të përdor fjalët e mia për të sjellë gëzim dhe jetë tek ata rreth meje dhe për të lavdëruar dhe përlëvduar Ty.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon