Të Kapërcesh Provat E Jetës

Të Kapërcesh Provat E Jetës

Jepi fund ligësisë së njerëzve të këqij [pa kompromis], por vendos njeriun e drejtë [atë që është i drejtë dhe në harmoni me Ty], sepse ti je Perëndia i drejtë, që provon zemrat dhe veshkat. – Psalmeve 7:9

Jeta është e mbushur me sfida që provojnë vendosmërinë dhe besimin tonë në Perëndinë. Nëse ne përballemi me kërcënimin e pashmangshëm të të ligut apo debatet e përditshme, cilësia e karakterit tonë, në mënyrë të sigurtë, do të testohet rregullisht.

Do të ishte gabim i madh të mos vërejmë faktin që Perëndia provon zemrat, emocionet dhe mendjet tona. Çfarë do të thotë të provosh diçka? Do të thotë të ushtrosh trysni për të parë, nëse dikush do të bëjë atë që i thuhet të bëjë. A do t’i rezistojë stresit? A mund ta kryejë deri në nivelin që Krijuesi thotë se mundet? A ka ndershmëri në përputhje me standartin e vërtetë të cilësisë?

Perëndia bën të njejtën gjë me ne.

A po provoheni sot? Çelësi është të vazhdojmë t’i besojmë Perëndisë, edhe kur nuk e kuptojmë. T’i besojmë Perëndisë me të vërtetë do të thotë që disa pyetje do të lihen pa përgjigje, por kur ne ecim përpara pavarësisht dyshimeve tona, Ai do të na ndërtojë dhe do të na fortësojë.


Lutje

Zot, në kohë provash, unë dua të jem gati, t’i bëj ballë trysnisë, duke të ndjekur Ty pavarësisht gjithçkaje, më të cilën përballem. Më trego çdo ditë si të vendos besimin tim në Ty, edhe kur kam vështirësi me pyetjet pa përgjigje.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon