Të Marrësh Vendimin Të Falësh

Të Marrësh Vendimin Të Falësh

…nëse keni diçka kundër ndokujt, faleni (lëre të shkojë, të kalojë), që edhe Ati juaj që është në qiej t’ju falë mëkatet tuaja. – Marku 11:25

Kur dikush na lëndon, ne shpesh reagojmë, sikur ai njeri na ka marrë diçka. Ndihemi sikur na detyrohet, por Perëndia dëshiron që ne ta falim, ta lëmë të shkojë.

Nëse ne nuk pranojmë të falim, çfarë shprese kemi për të marrë atë që kemi nevojë? Të marrim nga Perëndia atë që Ai ka premtuar në Fjalën e Tij, duhet t’i bindemi Atij, pavarësisht sa e vështirë mund të jetë. Duhet të falim.

Mashtrimi më i madh që Satani ka futur në fushën e faljes është ideja që, nëse ndjenjat tona nuk kanë ndryshuar, ne nuk kemi falur me të vërtetë. Kur vendosni të falni dikë, mos lejoni djallin t’ju bindë se për shkak se keni të njejtat ndjenja, nuk e keni falur vërtet një person.

Ju mund të merrni vendimin e duhur të falni dhe të mos “ndjeni” ndonjë ndryshim. Këtu hyn besimi. Ju e keni bërë pjesën tuaj, tani pritni Perëndinë. Ai do të bëjë pjesën e Tij dhe të shërojë gjithë emocionet tuaja, do t’ju bëjë të plotë dhe do të ndryshojë ndjenjat tuaja kundrejt personit që ju ka lënduar.


Lutje

Zot, unë zgjedh të fal ata që më kanë lënduar. I çliroj nga borxhi i tyre, në emrin e Jezusit. Shëro zemrën time dhe më bëj të plotë.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon