Lejoni Perëndinë Të Jetë Udhërrëfyesi Juaj

Lejoni Perëndinë Të Jetë Udhërrëfyesi Juaj

Sepse ky Perëndi është Perëndia ynë përjetë, gjithnjë; ai do të jetë udhëheqësi ynë deri në vdekje. – Psalmeve 48:14

Gjatë jetës në tokë, Jezusi gjithmonë dinte dhe bënte gjërat e duhura, sepse Ai ndiqte Atin.  Ai është Zoti ynë, ne mund t’i besojmë Atij të na drejtojë për në rrugën e duhur çdo ditë.

Libri i Psalmeve 48:14 thotë që Perëndia do të jetë udhëheqësi ynë deri në vdekje! Sa e mrekullueshme është të dimë se kemi një udhërrëfyes, i cili na çon nga një destinacion i jetës në tjetrin.

Kur bashkëshorti im Dejv dhe unë vizitojmë një vend, ne shpesh punësojmë një udhërrëfyes. Një herë vendosëm të eksplorojmë vetë, por shpejt zbuluam që ishte një humbje kohe. Kaluam pjesën më të madhe të ditës të humbur dëshpërimisht duke u përpjekur të gjenim rrugën e kthimit.

Ndonjëherë mendoj se ne e trajtojmë jetën njësoj, ashtu si unë dhe Dejv trajtuam udhëtimin tonë. Është gjithmonë më e thjeshtë të ndjekim dikë me përvojë, sesa të endemi vetë pa një pikë synimi. Në vend që të ecni vetë, bëni atë, çfarë shikoni se bën Ati dhe lejoni Atë t’ju udhëheqë. Perëndia është i përkushtuar për të na udhëhequr, prandaj është haptazi e rëndësishme që ne të ndjekim Atë.


Lutje

Perëndi, unë nuk dua të jetoj një jetë si një turist pa udhërrëfyes, që të endem nëpër rrugët e mia. Vetëm Ti mund të më tregosh çfarë të bëj dhe si të jetoj jetën, prandaj unë zgjedh të ndjek udhëheqjen Tënde për çdo ditë.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon