Të Çlirosh Armiqtë

Të Çlirosh Armiqtë

Bekoni ata që ju përndjekin (që sillen keq me ju), bekoni dhe mos mallkoni. – Romakëve 12:14

Kur merremi me lëndimet e së shkuarës, të gjithë e dimë që është e drejtë të falim, edhe kur është e vështirë. Megjithatë, disa nga ne rrallë hedhin hapin tjetër që Perëndia dëshiron që të marrim.

Një koncept i gabuar i zakonshëm është që gjithçka duhet të bëjmë, është vendimi për të falur dhe puna jonë mbaron këtu, por Jezusi tha: “Bekoni (hidhni favor) ata që ju mallkojnë dhe lutuni për ata që ju keqtrajtojnë [shajnë, turpërojnë, përçmojnë dhe keqpërdorin] (shih Ungjilli sipas Lukës 6:28). Përveç kësaj, te Letra drejtuar Romakëve 12:14 thuhet se ne jemi të aftë të bekojmë ata që na përndjekin dhe keqtrajtojnë.

Duhet të bekojmë fort armiqtë tanë. Perëndia na thërret të zgjerojmë mëshirën për njerëzit që nuk e meritojnë. Përse?

Kur ne falim, hapim një derë për Perëndinë që të na shërojë. Megjithatë, ne nuk bëjmë më shumë se kaq për personin që na ka fyer. Por kur i bekojmë ata, i kërkojmë Perëndisë të sjellë të vërtetën tek ata, në mënyrë që ata të pendohen dhe të përjetojnë lirinë e vërtetë që Ai siguron. Falja ju çliron…duke bekuar armiqtë, i çliron.


Lutje

Perëndi, të falenderoj që më ndihmon të eci në falje, por nuk dua të ndaloj aty. Kërkoj të bekosh ata që më kanë lënduar. Në të njejtën mënyrë që më ke sjellë shërim në jetën time, sill shërim tek ata që të përjetojnë mirësinë Tënde dhe të ecin në dashurinë Tënde.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon