Hidhni Gjithçka Tek Perëndia

Hidhni Gjithçka Tek Perëndia

Ndero Zotin me pasurinë tënde (nga puna e drejtë) dhe me frytet e para të çdo të ardhure që ke; hambarët e tu të grurit do të jenë plot e përplot dhe vozat e tua do të gufojnë me musht. —Fjalët e Urta 3:9-10

Shumë njerëz duan të marrin nga Perëndia, por nuk janë të gatshëm t’i japin gjithçka nga vetja. Në të vërtetë, është mirë për të gjithë ne, që vazhdimisht të vlerësojmë jetët tona dhe gjendjen e zemrave tona që të qëndrojmë të përqëndruar tek Perëndia, të gatshëm për të dhënë dhe për të bërë gjithçka që Ai na vendos në zemër. Dhe do të ketë kohë kur duhet të përkushtohemi për të qënë dhënës dhe të investojmë jetët tona, kohën dhe paratë në punën e Zotit.

Mos e lejoni të ligun t’ju flasë përmes mendimeve që ju frikësojnë. Jezusi na nxit të mos shqetësohemi dhe të mos jemi në ankth për asgjë, sepse Perëndia i di nevojat tona dhe premton të kujdeset për ne (shih Ungjilli sipas Mateut 6:25-34).

Libri i Fjalëve të Urta 3:9-10 na thotë: Ndero Zotin me pasurinë tënde (nga puna e drejtë) dhe me frytet e para të çdo të ardhure që ke; hambarët e tu të grurit do të jenë plot e përplot dhe vozat e tua do të gufojnë me musht. Kur i jepni gjithçka Perëndisë, Ai do të jetë besnik të kujdeset për ju.

Jepini veten tuaj Perëndisë. Jepini Atij gjithçka që jeni, gjithçka që shpresoni të bëheni, gjithë ëndrrat tuaja, vizionet, shpresat dhe dëshirat. Bëjeni gjithçka të tijën dhe Ai do të demonstrojë fuqinë e Tij përmes jetës tuaj.


Lutje

Perëndi, sot të jap gjithçka timen: duart e mia, gojën, mëndjen, trupin, paratë dhe kohën time. Gjithçka që unë kam është e jota. Unë dua të bëj vullnetin tënd sot.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon