Jepni Marrëdhënie…jo Fe

Jepni Marrëdhënie…jo Fe

Jezusi iu përgjigj dhe i tha: “Në të vërtetë, në të vërtetë po të them se nëse një nuk lind përsëri (prapë, nga lart), ai nuk mund ta shohë (njohë, të njihet me dhe ta përjetojë) mbretërinë e Perëndisë”. – Gjoni 3:3

Kur i tregoni dikujt për besimin tuaj, a i tregoni për fenë…apo marrëdhënien?

Bibla thotë që ne duhet të lindim përsëri (shih Ungjilli sipas Gjonit 3:1-8), nuk thotë që duhet të jemi fetarë. Fatkeqësisht, njerëzit shpesh e prezantojnë Ungjillin si një listë rregullash fetare, jo si një marrëdhënie e vërtetë me Perëndinë.

Të ndjekim rregullat e “krishtera” dhe të shkojmë në kishë, nuk na bën të krishterë, ashtu sikundër të ulemi në një garazh, nuk na bën një makinë.

Rregullat dhe udhëzimet fetare mund të jenë të ashpra, të rënda dhe shtypëse, por nuk është kjo ajo që Jezusi dëshiron për njerëzit. Jezusi dëshiron që njerëzit të jenë në një marrëdhënie me Të.

Nëse dikush na pyet “Cilës fe i përket?” ne duhet të flasim për marrëdhënien tonë personale me Jezusin, në vend që të themi se në cilën kishë shkojmë. Asaj pyetjeje më pëlqen t’i jap këtë përgjigje: “Faleminderit që pyete. Unë nuk i përkas ndonje feje, por i përkas Jezusit”.

Duhet të fillojmë të pyesim njerëzit “A e njeh Jezusin? A është Ai miku yt? A ke një marrëdhënie përsonale me Të?”

Herën tjetër që dikush ju pyet për besimin, prezantoni një marrëdhënie…jo një fe.


Lutje

Perëndi, është e lehtë të biesh në kurthin e të menduarit që dikush ka nevojë të ndjekë një listë rregullash për të qënë vërtet një i krishterë, por ky nuk është lloji i besimit që Ti do për mua. Më fuqizo të ndaj Ungjillin Tënd në një mënyrë që do t’i drejtojë të tjerët në një marrëdhënie jetë-ndryshuese me Ty.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon