A Jeni Një Enë E Shenjtëruar?

A Jeni Një Enë E Shenjtëruar?

Pra, në qoftë se dikush pastrohet nga këto gjëra, do të jetë një enë nderi, e shenjtëruar dhe e dobishme për të zotin, e përgatitur për çdo vepër të mirë. – 2 Timoteut 2:21

Bibla na referohet si enë prej balte, ose si enë të brishta njerëzore (shih 2 Korintasve 4:7). Jemi si një enë qeramike krijuar nga duart e poçarit, jemi të përbërë nga argjila (shih Isaia 64:8). Perëndia krijoi Adamin nga pluhuri i tokës, sipas Zanafillës 2:7 dhe Psalmi 103:14 na thotë që Ai e njeh natyrën tonë dhe nuk harron (mban mend me të vërtetë) që ne jemi pluhur.

Megjithëse jemi të dobët dhe nuk jemi të përsosur, kur ne mbushim enët tona (veten tonë) me Fjalën e Perëndisë, behemi mbajtës të bekimeve të Tij, të gatshëm për tu përdorur prej Tij. Ne të gjithë jemi të çmuar përpara Zotit, Perëndia mund të përdorë edhe enë të plasaritura.

Fillimisht duhet të jemi plotësisht të shenjtëruar përpara Perëndisë. Letra e dytë drejtuar Timoteut 2:21 na kujton se kushdo që pastrohet nga këto gjëra (nga çdo gjë e papastër dhe korruptuese), do të jetë (vet personi) një enë nderi, e shenjtëruar dhe e dobishme për të zotin, e përgatitur për çdo vepër të mirë.

Perëndia do të bëjë gjëra të jashtëzakonshme në jetën tuaj, kur të bëheni enë të hequra mënjanë për Të.


Lutje

Zot, unë të përkas Ty. Dua të jem një enë e dobishme për Ty. Të përkushtohem Ty. Unë dua të mbushem me Fjalën Tënde, të jem i dobishëm dhe gati për çdo vepër që Ti ke për mua.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon