Mos U Konsumoni Duke Bërë Shumë Aktivitete

Mos U Konsumoni Duke Bërë Shumë Aktivitete

Ejani tek unë, o të gjithë të munduar dhe të rënduar, dhe unë do t’ju çlodh. Merrni mbi vete zgjedhën time dhe mësoni nga unë…dhe do të gjeni clodhje për shpirtrat tuaj. Sepse zgjedha ime është e butë dhe barra ime është e lehtë! – Mateu 11:28-30

Në hapat e mi të parë me Perëndinë isha entuziaste dhe e etur për t’i shërbyer Atij, prandaj u regjistrova në gjithçka që më dukej shumë interesante. Një rezultat i gjithë kësaj ishte që shpejt zbulova atë, për të cilën isha e vajosur të bëja.

Për shkak të jetës time të zënë, unë nuk po kaloja kohë me Perëndinë rregullisht. Po bëja gjëra të mira për Perëndinë, por disi po e anashkaloja Atë gjatë këtij procesi. Si rezultat, shpesh ndihesha e irrituar, sepse po bëja punë të mishit.

“Punët e mishit” janë gjërat që bëjmë pa fuqinë e Perëndisë që rrjedh përmes nesh. Janë të vështira, na thatësojnë dhe nuk prodhojnë gëzim apo përmbushje. Janë shpesh gjëra të mira, por jo “gjëra të Perëndisë”.

Njerëzit vërtet mund të konsumohen nga aktivitetet fetare, ndërsa kanë vështirësi për t’i shërbyer Perëndisë në forcën e tyre. Por Jezusi nuk dha jetën që ne të kishim aktivitete pa pushim…Ai e dha jetën që ne të jemi një me Perëndinë përmes Tij, që ne të kemi një marrëdhënie personale më të thellë me Perëndinë At’, Perëndinë Bir dhe Perëndinë Frymë e Shenjtë.

A keni nevojë të shkurtoni disa nga punët  tuaja të mishit sot për të qënë vërtet me Perëndinë?


Lutje

Zot, unë e kuptoj që të bësh gjëra të mira, nuk zëvendëson të të njohësh ty vërtet. Më ndihmo të gjej pushim në Ty, ndërsa heq mënjanë gjithë aktivitetet e kota, për të shpenzuar më tepër kohë me Ty.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon