Veprat Kundrejt Hirit

Veprat Kundrejt Hirit

Edhe atëherë kur ishim të vdekur në faje, na dha jetë me Krishtin (ju jeni të shpëtuar me anë të hirit), EFESIANËVE 2:5

Ne shpesh zhgënjehemi sepse po përpiqemi të jetojmë sipas veprave tona, kur jeta jonë u krijua dhe u projektua nga Perëndia për t’u jetuar me anë të hirit. Sa më shumë të përpiqemi të kuptojmë se çfarë të bëjmë për të zgjidhur dilemat tona, aq më të hutuar, të mërzitur dhe të frustruar do të bëhemi.

Kur ju hyni në situata zhgënjyese, thjesht ndaloni dhe thoni: “O Zot, me jep hir ( fuqinë dhe aftësinë Tënde).” Pastaj besoni se Perëndia e ka dëgjuar lutjen tuaj dhe është duke iu përgjigjur asaj lutje dhe duke punuar në atë situatë.

Besimi është kanali përmes të cilit ti dhe unë marrim hirin e Perëndisë. Nëse ne përpiqemi t’i bëjmë gjërat sipas mënyrës tonë, pa qenë të hapur për të marrë hirin e Perëndisë, atëherë s’ka rëndësi se sa shumë besim mendojmë se kemi, ne nuk do të marrim ende atë që po i kërkojmë Perëndisë.

Ne mund të besojmë dhe të mbështetemi në hirin e Perëndisë. Ai është afër nesh, Ai e di se me çfarë po përballemi në çdo situatë të jetës dhe Ai do t’i zgjidhë gjërat për më të mirën nëse ne do t’i besojmë Atij aq sa për ta lejuar Atë ta bëjë këtë.


Mbani mend, nuk është me anë të forcës apo fuqisë, por me anë të Frymës që ne fitojmë fitoren mbi armikun tonë.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon